Itali, legalizohen emigrantët shqiptar

Emigrantët shqiptare që banojnë dhe punojnë ilegalisht në Itali kanë një muaj kohë për tu pajisur me dokumentat e lejeqëndrimit nëse kanë një punëdhënës që është vetëpaditet dhe të paguajë një gjobë prej 1 mijë eurosh.

Mediat italiane raportojnë sot vendimin e qeverisë sipas së cilit nga data 15 Shtator deri më 15 Tetor do të pezullohet ligji që ndeshkon pronarët që punësojnë persona që jetojnë ilegalisht në këtë vend.

Mediat italiane duke iu referuar të dhënave zyrtare thonë se nga kjo procedurë mund të përfitojnë gati gjysmë milionë emigrantë që jetojnë në Itali teksa në arkën e shtetit italian mund të shtohen 2.5 miliardë euro që duke pasur parasysh krizën që po kalon vendi janë mëse të nevojshme.

Një lloj legalizimi ky për të gjithë ata emigrantë të cilët mund të marrin dokumentat e shumë dëshiruar për të pranuar e jetuar lirisht në vendin fqinjë, mes tyre pritet të përfitojnë edhe shumë shqiptarë.

Por nga kjo procedurë përfitojnë vetëm ata emigrantë të cilët jetojnë së paku prej 31 dhjetorit 2011 në shtetin fqinjë, fakt që duhet ta vërtetojnë qoftë edhe me një gjobë të thjeshtë. Ndërkaq bëjnë përjashtim ata persona që janë cilësuar si kërcënim për rendin dhe sigurinë publike apo dhe të tjerë që kanë një dëbim për këto aryse nga autoritetet italiane.

Legalizmi i emigrantëve, siç e quajnë mediat italiane, parasheh qe punëdhënësit në Itali duhet të paraqesin një kërkesë për personat ilegalë që kanë marrë në punë për të paktën 3 muaj me kohë të plotë, përjashtohen punëtorët shtëpiake që legalizohen edhe me punën të pjesshme.

Ndërkaq përjashtohen punëdhënësit që gjatë pësë viteve të fundit janë dënuar për favorizim apo shfrytëzim të emigracionit klandestin, për shfrytëzim të prostitucionit apo të të miturve.

Comments are closed.