Home Aktualitet Itali, shqiptari lë lekët në lojëra fati, merr makinerinë me vete

Itali, shqiptari lë lekët në lojëra fati, merr makinerinë me vete

399
0

Nje shqiptar ne Itali pasi ka lene te gjithe leket ne nje prej makinerive te lojrave te fatit, donte të rikuperonte monedhat që kishte humbur gjatë lojës, ndaj dhe e ka çmontuar makinerinë për ta marrë në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur fundjavën e kaluar në Comacchio të provincës së Ferrarës dhe protagonist është shqiptari B.V. 34 vjeç, i arrestuar rreth orës 2 të natës së të dielës.

Një i punësuar në një sallë lojërash elektronike ka kërkuar ndihmën e karabinierëve, sepse një person pasi kishte luajtur e kishte lënë në slot machine të gjitha paratë që kishte me vete, po përpiqej të merrte me vete makinetën.

Megjithë tentativat e punonjësit për t’i mbushur mendjen klientit të linte videolojën aty ku ishte, ai kishte arritur ta nxirrte nga salla.

Karabinierët mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa 34-vjeçarin e gjetën pranë shtëpisë së tij, ndërsa po mundohej t’i gjente anën makinetës në mënyrë që të nxirrte prej saj paratë. 34-vjeçari B.V. është paditur dhe është çuar në kazermë ndërsa videoloja i është kthyer pronarit.