Home Extra Top 10 Ja 10 Makinat klasike më të shtrenjta

Ja 10 Makinat klasike më të shtrenjta

352
0

Kur vjen puna tek makinat, ato varojnë nga shumë të lira, deri në miliarda dollarë. Por ka edhe makina klasike që janë shumë herë më të shtrenjta se makinat më të reja sot.

Portali yne ka grumbulluar për ju 10 makinat klasike më të shtrenjta në botë sot.

 

1962 Ferrari 250 LM 10 Makinat klasike më të shtrenjta

10. 1962 Ferrari 250 LM

Sa u prodhuan? 32

Çmimi në ankand? 6.9 miliona dollarë

Në 1960-tat, Ferrari po shikonte që makinat e garimit filluan t’a kishin motorrin nga mezi ose mbrapa makinës. Prandaj edhe në këtë edicion të limituar të Ferrari 250 LM, kompania legjendare Ferrari vendosi që motorrin t’a ndërtonte në mes të makinës.

Për shkak të numrit të vogël që u ndërtuan, në një ankand në 2008-n, kishte një çmim prej 6.9 miliona dollarë.

 

1965 Shelby Daytone Cobra Coupe 10 Makinat klasike më të shtrenjta

9. 1965 Shelby Daytona Cobra Coupe

Sa u prodhuan? 6

Çmimi në ankand? 7.25 miliona dollarë

Ky edicion i Shelby Cobra-s u ndërtua nga dëshira shumë e madhe e Amerikës për të lënë gjurmët në garat botërore GT, që në atë kohë dominoheshin nga Evropianët. Shelby dhe Ferrari kishin një rivalitet shumë të madh në garim. Pas ndërtimit të Shelby Cobra-s, Ferrari filloi t’i trembëshe ‘makinave muskulore’ të Amerikës. Verzioni blu dhe bardhë i Shelby Cobra-s arriti të jetë makina e parë Amerikane të fitonte kundër një rivali si Ferrari në gara botërore.

Shelby Cobra e katërt që ishte ndërtuar u shit në një ankand në 2009-n për $7.5 Milion, duke e bërë atë makinën klasike më të shtrenjtë Amerikane në një ankand publik.

 

1904 Rolls Royce 10 Makinat klasike më të shtrenjta

8. 1904 Rolls Royce

Sa u prodhuan? 17

Çmimi në ankand? 7.3 miliona dollarë

Është shumë e vështirë të imagjinosh sot se ka pasur një kohë kur një makinë ka pasur vetëm 10 kuajfuqi. Por në fillim të shekullit të 20-ë, 10 kuajfuqi ishte mjaft për të kryer punët. Dy kompani, Rolls dhe Royce, u përfshinë në një bashkëpunim që të ndërtonin 17 makina legjendare.

17 makinat kishin një motor prej 1.8 litrash, me dy cilindra. Në një ankand në 2004-n, një nga makinat u shit për 7.3 miliona dollarë, dhe është Rolls Royce-i më i vjetër që mendohet të egzistojë.

 

1929 Mercedes SSK 10 Makinat klasike më të shtrenjta

7. 1929 Mercedes-Benz 38/250 S SK

Sa u prodhuan? 30-35

Çmimi në ankand? 7.4 miliona dollarë

Kjo makinë ishtë më e shkurtër se makinat e tjera të ndërtuar nga kompania Gjermane Mercedes. SSK qëndron për Super Sport Kurz, që në gjermanisht do të thotë shkurt. Kjo ishte makina e fundit e dizajnuar nga Ferdinand Porsche për Mercedes-in, para se ai të largoheshe nga kompania dhe të fillonte të ndërtonte makinat e veta. Makina mund të ishte e vogël, por jo e njëjta gjë mund të thuheshe për motorin. 7.1-litërshi ‘Supercharged’ kishte me të vërtetë një fuqi marramëndse.

Në 1941, anglezi George Milligen u bë pronari i 11-të i njërës prej këtyre makinave. Ai e mbajti makinën deri kur vdiq në moshën 94 vjeçare. Çuditërisht, as edhe një pjesë e makinës nuk ishte ndërruar, pra çdo pjesë ishte origjinale.

Në një ankand në 2004-n, makina u shit për 7.4 milinoa dollarë.

 

1937 Bugatti Type 57 SC Atalante 10 Makinat klasike më të shtrenjta

6. 1937 Bugatti Type 57 SC Atalante

Sa u prodhuan? 11

Çmimi në ankand? 7.9 miliona dollarë

Bugatti pati sukses të madh në makinat garuese, po edhe makinat e ‘zakonshme’ patën sukses. Një shëmbull ishte Type 57 SC, nga të cilat vetëm 11 u ndërtuan. Ajo që të lë përshtypje është fakti se asnjë nga këto 11 nuk ishte njëlloj. Pra të gjitha makinat ishin unike.

Type 57 SC kishte një ‘supercharged’ 3.3 litër motor me 8 cilindra që prodhonin rreth 170 kuajfuqi.

Në 2008-n, një nga këto 11 makina u shit për një shifër marramëndse prej $7.9 Milion.

 

1937 mercedes benz 504K special roadster 10 Makinat klasike më të shtrenjta

5. 1937 Mercedes Benz 504K Special Roadster

Sa u prodhuan? 26

Çmimi në ankand? 8.2 miliona dollarë

Karl Benz ishte i pari person të krijonte makinën që punonte me benzinë. Që atëherë, Mercedes Benz ka qënë kompania më inovuese në histori.

504K Special Roadster kishte një trup prej 5.2 metra të gjatë. U ndërtuan vetëm 26 nga këto makina, dhe zakonisht përdoreshin nga zyrtarët e lartë të Evropës.

Një motor prej 5.4 litrash, dhe 8 cilindra, 504K Roadster prodhonte 180 kuajfuqi. Tek emri 504K, ‘K’ qëndron për ‘Kompressor’.

Makina u shit në një ankand për 8.2 miliona dollarë.

1962 Ferrari 330 TRI LM 10 Makinat klasike më të shtrenjta

4. 1962 Ferrari 330 TRI/LM

Sa u prodhuan? 1

Çmimi në ankand? 9.3 miliona dollarë

LM në emrin e makinës qëndron për ‘Le Mans’, një garë 24-orëshe që makinat Ferrari kanë dominuar në përgjithësi. Edhe kjo makinë, e vetmja e llojit të saj, u prodhua për gara në ‘Le Mans’.

Motori është 4-litërsh, me 12 cilindra, dhe ka rreth 400 kuajfuqi. Kjo ishte makina e fundit Ferrari që u ndërtua me motorrin përpara, dhe makina e fundit me motor përpara të fitonte ‘Le Mans’.

1931 Bugatti Type 41 Royale Kellner 10 Makinat klasike më të shtrenjta

3. 1931 Bugatti Type 41 Royale Kellner

Sa u prodhuan? 6

Çmimi në ankand? 9.8 miliona dollarë

Gjatë gjysmës të parë të shekullit të 20-të, kompania franceze me emrin Bugatti prodhonte disa nga makinat më luksoze dhe të shpejta. Këto makina ishin të dizajnuara nga italiani Ettore Bugatti, dhe kishin një trup të lehtë, motor të madh, dhe stil egzotik.

Bugatti Type 41 Royale Kellner e prodhuar në 1931-n kishte një motor 12.7 litërsh, me 8 cilindra, që mbetet akoma motori më i madh që është vendosur ndonjëherë në makinë private.

Në një ankand në 1987-n, njëra nga këto makina u shit për 9.8 miliona dollarë.

Pasi Volkswagen mori përsipër Bugatti-n, Bugatti akoma vazhdon të thyejë rekorde me Bugatti Veyron, makina e sotme më e shpejtë në botë, që arrin shpejtësinë marramëndse prej 402.3 km/H.

1961 Ferrari GT SWB California Spyder 300x171 10 Makinat klasike më të shtrenjta

2. 1961 Ferrari 250 GT SWB California Spyder

Sa u prodhuan? Rreth 50

Çmimi në ankand? 10.9 miliona dollarë

Ferrari 250 GT SWB California Spyder është një nga disa Ferrari-t që është në këtë listë. Siç duket edhe vetë, italianët janë shumë mirë tek makinat që prodhojnë.

Ky ishte një nga Ferrari-t që u ndërtua pikërisht për Amerikanët. Ishte një makinë me katër marsha, dhe 280 kuajfuqi që prodhoheshin nga një motor 3.0 litërsh SOHC, me 12 cilindra.

Në një ankand në 2008-n, makina u shit për 10.9 miliona dollarë.

1957 Ferrari 250 Testa Rossa 300x168 10 Makinat klasike më të shtrenjta

1. 1957 Ferrari 250 Testa Rossa

Sa u prodhuan? 22

Çmimi në ankand? 12.1 miliona dollarë

Një makineri e ndërtuar dhe e prodhuar me shumë mjeshtëri, që ka fituar çmimet më prestigjoze në botë për shpejtësinë marramëndse; kjo ishte Ferrari 250 Testa Rossa, e prodhuar në 1957-n. E para makinë me 8,000 RPM(Rrotullime Për Minutë). 300 kuajfuqi që prodhoheshin nga një motor 3.0-litërsh, me 12 cilindra.

Në 2009-n, në krizën ekonomike më të madhe që bota kishte parë që nga Depresioni i Madh, makina e katërt, nga 22 të ndërtuarat, u shit për një rekord 12.1 miliona dollarë