Home Kuriozitete Ja formacioni me lojtaret me te shtrenjte ne bote

Ja formacioni me lojtaret me te shtrenjte ne bote

510
1

Skuadra me e shtrenjte

Faqja e njohur sportive italiane “Sportmediaset” ka hartuar super formacionin me futbollistët që kushtojnë më shtrenjte sot në treg, të paktën vlera e tyre në letër.

Keni në duar një sheik gati të bëjë gjithçka për të fituar dhe një drejtor sportiv magjistar në merkato? Atëherë, ja skuadra që bën për ju.

603 milionë euro, fare pak për një skuadër praktikisht të pamposhtshme.

Ueb-faqja e njohur sportive italiane “Sportmediaset” ka hartuar formacionin me futbollistët që kushtojnë më tepër sot në treg, të paktën vlera e tyre në letër.

Në portë është Iker Kasijas, kampion bote dhe Evrope me Spanjën dhe kampion i Ligës me Realin. 31-vjeçari vlerësohet me 35 milionë euro.

Në skemën 3-4-3, mbrojtja është e tëra me yje: Tiago Silva 32 milionë (edhe pse Galiani e vlerëson me jo më pak se 40), Xherard Pike (38) dhe Garet Bejl (35).

Në mesfushë, nga e djathta në të majtë, janë spanjollët David Silva (46), Cesk Fabregas (55) e Andres Injesta (65), së bashku me francezin e Bajernit të Mynihut, Frank Riberi (42 milionë euro).

Në sulm nuk mund të mungojë Leo Mesi (100 milionë), i shoqëruar nga Kristiano Ronaldo (90) dhe Uejn Runi (65).

Vlera e përgjithshme e këtij superekipi shkon në 603 milionë euro, fare pak për një skuadër praktikisht të pamposhtshme.

Në krye të stolit mund të zgjidhet njëri mes Hoze Mourinjos e Pep Guardiolës.
/Start/E.B/Peqini.com/

1 COMMENT

Comments are closed.