Në Londër 2012 Shqipëria do të marrë pjesë me delegacionin më të madh sportiv të parë ndonjëherë: 12 sportistë, 8 prej tyre me normë të kualifikuar dhe 4 me ftesa të veçanta.
Me poshte keni dhe kalendarin e garave te sportisteve shqiptare
(per te pare lojrat olimpike 27 korrik-12 gusht, londer 2012 live www.peqini.com/ndeshje)

Datëlindja: 19 shkurt 1990
Pesha: 62 kg, 69 kg
Arritjet: Europiani i të rriturve, 2012 (vendi i 6, pesha 69 kg); Botërori i të rriturve, 2011 (vendi i 16, pesha 69 kg); Europiani i U-23, 2011 (medalja bronzi, pesha 69 kg); Europiani i të rinjve, 2010 (medalje ari, pesha 69 kg); Botërori i 78 i të rriturve, 2010 (vendi i 12, pesha 69 kg); Botërori i 36 i të rinjve, 2010 (-, pesha 69 kg).
Daniel Godelli
Daniel Godelli
Datëlindja: 10 janar 1992
Pesha: 62 kg, 69 kg
Arritjet: Botërori i të rinjve, 2012 (-, pesha 69 kg); Europiani i të rriturve, 2012 (-, pesha 69 kg); Botërori i të rriturve, 2011 (vendi i 20, pesha 69 kg); Europiani i të rinjve, 2011 (-, pesha 69 kg); Botërori i të rinjve, 2011 (medalje ari, pesha 69 kg); Europiani i të rriturve, 2011 (medalje bronzi, pesha 69 kg).
Hysen Pulaku
Hysen Pulaku
Datëlindja: 12 gusht 1992
Pesha: 77 kg
Arritjet: Europiani i të rriturve, 2011 (vendi i 6, pesha 77 kg); Europiani i të rinjve, 2011 (medalje argjendi, pesha 77 kg); Botërori i të rinjve 2010 (-, pesha 77 kg); Europiani i para të rinjve, 2009 (medalje ari, pesha 77 kg); Europiani i të rinjve, 2009 (-, pesha 77 kg).
Romela Begaj
Romela Begaj
Datëlindja: 2 nëntor 1986
Pesha: 58 kg
Arritjet: Europiani të rriturve, 2012 (medalje argjendi, pesha 58 kg); Botërori i të rriturve, 2011 (vendi i 8, pesha 58 kg); Europiani i të rriturve, 2011 (-, pesha 58 kg); Botërori i të rriturve, 2010 (-, pesha 58 kg); Europiani i të rriturve, 2010 (medalje argjendi, pesha 58 kg); Botërori i të rriturve, 2009 (vendi 4, pesha 58 kg); Lojërat Mesdhetare, 2009 (medalje ari, pesha 58 kg).
Endri Karina
Endri Karina
Datëlindja: 2 mars 1989
Pesha: 94 kg
Arritjet: Europiani i të rriturve 2008 (vendi i 14, pesha 105 kg); Botërori i rriturve 2008 (vendi i 7, pesha 94 kg); Botërori i të rriturve 2009 (vendi i 11, pesha 94 kg); Europiani i të rriturve 2009 (vendi i 7, pesha 94 kg); Europian i të rriturve 2010 (vendi i 6-i, pesha 94 kg); Botërori i të rriturve 2010 dhe Europiani i të rriturve 2012 (nuk u klasifikua).
Majlinda Kelmendi
Majlinda Kelmendi
Datëlindja: 09 maj 1991
Pesha: 52 kg
Arritjet: Abu Dhabi (çmimin Grand Prix); Botërori i Minskut (medaljen e artë); Botërori i Romës (medalje e artë);
Botërori i Lisbonës (vendi i 15, pesha 52 kg); Çmimin e Madh të Duseldorfit (medaljen e argjendit); Botërori i të rinjve Paris 2009 (medalje e artë), Botërori i të rinjve 2010 (vendi i pestë); Botërori i të rinjve Tokio 2010 (vendi i nëntë).
Luiza Gega
Luiza Gega
Datëlindja: 05 nëntor 1988
Disiplinat: 800 m, 1500 m dhe 3000 m
Arritjet: Kampionati Europian Paris 2011 në 800 metra ka rezultatin 2:08:34 sekonda; Kampionati Botëror Koreja 2011 në 800 m, vendi 20 me rezultatin 2:03”11 sekonda; Kampionati Ballkanik (Indoor) Stamboll, në 1500 m, vendi parë, medalje ari, me rezultatin 4:10:75 sekonda.
Adriatik Hoxha
Adriatik Hoxha
Datëlindja: 9 mars 1990
Disiplina: Hedhje gjyle
Arritjet: Kampionati Botëror Berlin 2008 (u rendit i 18-i falë distancës 15.89 metra); Kampionati Europian i hedhjes së gjyles Bari 2012 (u rendit i 9-i me distancën prej 17.61 metrash). Kampionati Europian Helsinki 2012 (u rendit i 12-i falë distancës 17.00 metra).
klodiana Shala
Klodiana Shala
Datëlindja: 22 shtator 1979
Disiplina: 100 m, 200 m, 400 m, 400 m me pengesa
Arritjet: Lojërat Olimpike Sidnei 2000 (koha 56.41, 400 m); Europiani Mynih 2002 (24.93. 200 m); Botërori Birmingam 2003 (57.81, 400 m); Botërori Budapest 2004 (54’’62, 400 m); Lojërat Olimpike Athina 2004 (1:00.00, 400 m me pengesa); Europiani Goteborg 2006 (24.64, 200 m); Botërori Moskë 2006 (54.21, 400 m); Pekin 2008 (56.45, 400 m); Europiani Torino 2009 (55.70, 400 m); Lojërat Olimpike Pekin 2008 (56.45, 400 m).
Sidni Hoxha
Sidni Hoxha
Datëlindja: 6.01.1992
Disiplina: Not (stil i lirë)
Arritjet: Europiani i Notit Stamboll 2009 (koha 22.49 sekonda në 50 m stil i lirë dhe 50.07 në 100 m stil i lirë. Botërori Shangai 2011 (23.18 sekonda, 50 m stil i lirë, rekord kombëtar dhe 51.15 sekonda, 100 m stil i lirë). Është shpallur notari më i shpejtë i Ballkani në 50 m dhe 100 m stil i lirë për sportistët e datëlindjes 1992-1993.
Noel Borshi
Noel Borshi
Datëlindja: 13.02.1996
Disiplina: 100 m, flutur
Arritjet: Notarja Borshi, në siglën e skuadrës “Stela”, u shpall fituese e kampionatit shqiptar të notit për femra në 200 metra stil i përzier me kohën 2’38″67 dhe në garën 800 m, stil i lirë me kohën 9’18″50. Në Botërorin 2011, 100 metra stil flutur regjistroi kohën 1:05.71, ndërsa në 200 metra stil flutur ndali kronometrin në kohën 2:29.16 .
Arben Kucana
Arben Kuçana
Datëlindja: 15.08.1967
Disiplina: Qitje
Arritjet: Arben Kuçana do të përfaqësojë Shqipërinë në qitje në disiplinën 10 metra me pistoletë. Në Kampionatin e fundit Europian ai grumbulloi 569 pikë, duke u renditur në vendin e 52. Ndërsa në kampionatin kombëtar grumbulloi 573 pikë, duke u shpallur kampion i vendit. Pretendimi i tij në këto lojëra olimpike është të renditet mes 20 vendeve të para.
Lojërat Olimpike e kanë zanafillën e tyre në Greqinë e lashtë. Gjatë kohës së zhvillimit të tyre të gjitha luftërat që bëheshin brenda territorit grek ishin të detyruara të pushonin. Ato ishin personifikim i paqes. E njëjta traditë vazhdon edhe sot, kur duhen edhe pak ditë deri në startin e Lojërave Olimpike, Londër 2012 (27 korrik-12 gusht).
“Nuk heqim dorë nga ëndrra”. Me këtë slogan, 12 sportistët shqiptarë (të përcaktuar përfundimisht, bashkë me Klodiana Shalën) që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, Londër 2012, kanë nisur mesditën e së premtes në kryeqytet grumbullimin në prag të turneut më të rëndësishëm të sportit botëror. Sipas shefit të komisionit Teknik, Viron Bezhani, sportistëve kuqezinj do t’u krijohen të gjitha kushtet për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në këtë kompeticion. “T’i japim Shqipërisë rezultatet sa më të mira, nënvizoi në fjalën e tij Bezhani. Le të shpresojmë që kjo të bëhet realitet, pasi do të ishte një dhuratë shumë e bukur për të gjithë vendin në 100- vjetorin e Pavarësisë”. Sportistet janë përshëndetur edhe nga drejtori i Sporteve në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vasil Bici. Për të eliminuar çdo surprizë, sa i përket substancave të ndaluara doping, të gjithë atletët do të përdorin medikamentet vetëm me leje të Qendrës Anti-Doping të Agjencisë së Sporteve. Për momentin Shqipëria merr pjesë me 11 sportistë, në 5 disiplina të ndryshme në Londër 2012: peshëngritje, not, atletikë, xhudo dhe qitje. Për sa i përket së kaluarës, vendi ynë numëron 6 pjesëmarrje në Lojërat Olimpike, përkatësisht: 1972 (1 sportist), “Barcelona 1992” (1 sportist: notari Frank Leskaj), “Atlanta 1996” (2 sportistë) 2000 (4 sportistë), “Athinë 2004” (7 sportistë) dhe në “Pekin 2008” (11 sportistë). Edhe pse Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)është krijuar në vitin 1958 dhe është njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në vitin 1959, Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë në Olimpiadën e Munihut, të zhvilluar në vitin 1972, të cilat ishin edhe Lojërat e 20-ta Olimpike Verore. Ato u zhvilluan nga 26 gushti deri në 11 shtator 1972. Në Lojërat Olimpike të Munihut, Shqipëria pati edhe të parin e të vetmin rekordmen dhe kampion olimpik. Më 29 gusht 1972, peshëngritësi i “17 Nëntorit”, Ymer Pampuri, (atëherë 27 vjeç) theu në Gjermani rekordin olimpik të Yoshinobu Miyake të Japonisë në stilin e forcës. Gara u zhvillua më 29 gusht 1972 dhe Ymer Pampuri arriti të ngrinte 127,5 kilogramë. Shqipëria pas pjesëmarrjes në Munih 1972 u zhduk nga katër olimpiadat pasardhëse: 1976, 1980, 1984, 1988, për t’u rikthyer në vitin 1992 e për të qenë gjithmonë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike. Njëmbëdhjetë sportistë do të marrin pjesë në “Pekin 2008”. Në Londër 2012 Shqipëria do të marrë pjesë me delegacionin më të madh sportiv të parë ndonjëherë: 12 sportistë, 8 prej tyre me normë të kualifikuar dhe 4 me ftesa të veçanta, për shkak të rezultateve të larta. Një numër i lartë, po ta krahasojmë me pjesëmarrjen e sportistëve me “Pekin 2008”, ku morën pjesë 11 sportistë, nga të cilët 7 të kualifikuar direkt dhe 4 me ftesa. Grumbullimi ka nisur edhe grumbullimi në “Hotel Rogner” i ekipin përfaqësues të Shqipërisë në lojërat Olimpike Londër 2012, që nis më 27 korrik dhe përfundon me 12 gusht. Ndërkohë Komiteti Ekzekutiv i KOKSH ka përcaktuar elementët përbërës dhe programin për mbrëmjen Gala, më 12 korrik, ora 20:30, atje ku do të dorëzohet dhe flamuri për olimpistët shqiptarë nga Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi.
Londër 2012
Olimpistët shqiptarë
Me normë
1) Majlinda Kelmendi Xhudo
2) Romela Begaj Peshëngritje
3) Briken Calja Peshëngritje
4) Daniel Godelli Peshëngritje
5) Hysen Pulaku Peshëngritje
6) Endri Karina Peshëngritje
7) Luiza Gega Atletikë
8) Klodiana Shala Atletikë
Me ftesë
1) Noel Borshi Not
2) Sidni Hoxha Not
3) Adriatik Hoxha Atletikë
4) Arben Kuçana Qitje
Kalendari i garave
28 korrik (ora 10.30
Sportisti: Noel Borshi
Sporti Not
Disiplina 100 m, flutur
28 korrik (ora 12.00)
Sportisti Arben Kuçana
Sporti Qitje
Disiplina 10 m, pistoletë
29 korrik (ora 09.30)
Sportisti: Majlinda Kelmendi
Sporti Xhudo
Pesha 52 kg
30 korrik (ora 12.30)
Sportisti Romela Begaj
Sporti Peshëngritje
Pesha 58 kg
31 korrik (ora 10.00)
Sportisti: Briken Calja
Sporti Peshëngritje
Pesha 69 kg
31 korrik (ora 10.00)
Sportisti Daniel Godelli
Sporti Peshëngritje
Pesha 69 kg
31 korrik (ora 10.00)
Sportisti Sidni Hoxha
Sporti Not
Disiplina 100 m, stil i lirë
1 gusht (ora 10.00)
Sportisti Hysen Pulaku
Sporti Peshëngritje
Pesha 77 kg
3 gusht (ora 10.00)
Sportisti Adriatik Hoxha
Sporti Atletikë
Disiplina Hedhje gjyle
4 gusht (ora 15.30)
Sportisti Endri Karina
Sporti Peshëngritje
Pesha 94 kg
5 gusht (09.00)
Sportisti Arben Kuçana
Sporti Qitje
Disiplina 50 m, pistoletë
6 gusht 11.45
Sportisti Luiza Gega
Sporti Atletikë
Disiplina 1500 m