Home Peqini Kalaja e Peqinit

Kalaja e Peqinit

1577
0

Kalaja e Peqinit, Foto dhe Histori

Kalaja e Peqinit eshtë një kala mesjetare e ndërtuar në shek XV. Themelet e kalasë së Peqinit mendohet se i përkasin periudhës romake, në kohën e ndërtimit të rrugës Egnatia dhe më pas është rikonstruktuar edhe gjatë pushtimit turk.

Muret e kalasë, që mbajnë edhe emrin e vendbanimit ilir të Klaudianës kanë pasur një lartësi prej rreth 12 metrash.

Bien në sy frëngjitë për vendosjen e topave si dhe format e kullave që janë poligonale. Kalaja ndodhet pranë lumit të Shkumbinit dhe ka kaluar tre periudha rindërtimi.

[nggallery id=1]

Këtë fortesë e përmend në shënimet e tij edhe kronikani i shekullit të XVII-të, Çelebiu, i cili thotë: “…muret e kësaj kështjelle shkojnë rreth 12 metra të lartë. Brenda rri dizdari dhe ka 70 ushtarë. Ka 5 topa në këtë kështjellë dhe 10 shtëpi të vogla të mbuluara me tjegulla. Ka gjithashtu një xhami të vogël pa minare. Në të majtë të kështjellës ngjitur me një mur ka një namazgja…” Kalaja ka qenë e pajisur me llagëme (tunele) të nëndheshme që shërbenin si dalje disa kilometra larg qytetit, në kohë të vështira. Po ashtu, në muret e kalasë janë gjetur tuba prej balte, që sipas arkeologëve do të thotë se në kohë lufte furnizimi me ujë është bërë nga jashtë.

1 COMMENT