Kampionati europian i peshëngritjes për të rritur zhvillohet në 8 – 15 prill 2013
Kampionati Europian i peshëngritjes për të rritur mban frymën në Tiranë.
Për ngjarjen historike të sportit në Shqipëri, e kushtueshme jo pak, por 600 mijë Euro, që ngre siparin më 8 dhe mbyllet më 15 Prill, thuajse gjithçka është gati. Një event premierë për tokën e “shqiponjave”, për të cilën është në këmbë i gjithë shteti, pa dyshim me të drejtë.
Shqipëria përfaqësohet me këta sportistë
Femra
Romela Begaj 58 kg
Fetije Kasaj 58 kg
Meshkuj
Anxhelo Shabani 56 kg
Arbër Çerçizi 56 kg
Romario Avidraj 62 kg
Briken Calja 69 kg
Daniel Godelli 69 kg
Krenar Shoraj 77 kg
Xhulio Prroni 85 kg
Endri Haxhihyseni 85 kg
Ervis Tabaku 94 kg
Isa Bala +105 kg
Shtetet pjesëmarrëse janë si më poshtë:
Kosovë, Itali, Rumani, Azerbajxhan, Ukrainë, Turqi, Spanjë, Bullgari, Francë, Rusi, Armeni, Poloni, Moldavi, Suedi, Greqi, Danimarkë, Finlandë, Republika Çeke, Bjellorusi, Norvegji, Kroaci, Sllovaki, Slloveni, Gjermani, Bosnjë Hercegovinë, Estoni, Letoni, Gjeorgji, Hungari, Zvicër, Holandë.