ITALI- Policia italiane ka mposhtur një tjetër bandë shqiptare duke arrestuar katër persona dhe sekuestruar rreth 140 kg heroinë.
Droga u kap në dy aksione, në Verona dhe Padova.
Sipas mediave italiane, opoeracioni është konsideruar nga autoritetet si më i rëndësishmi i viteve të fundit. Në pranga kanë rënë shtetasit shqiptarë, Durim Vishkurti, 31 vjeç, rezident në Verona dhe Sokol Çota, 35 vjeç, të dy të menaxhuar nga Ermal Dordi, 25 vjeç. Ky i fundit kishte ardhur në Itali nga Shqiperia për të koordinuar punën e rafinimit të drogës në një shtëpi të marrë me qera nga Çota.
La Reppublica njofton se, në muajt e fundit policia ka arrestuar katër shqiptarë të tjerë që i përkasin të njëjtës organizatë, të cilëve u janë konfiskuar në dy faza, njëherë 20 dhe herën tjetër 10 kg heroinë.
Droga, që vinte nga Pakistani dhe Afganistani hynte në Itali nëpërmjet rrjeteve ballkanike.