Kapet në Vlorë italiani i kërkuar nga Interpoli

Policia e Vlorës në bashkëpunim me policinë italiane kanë bërë të mundur sot arrestimin e shtetasit, Guiseppe Simonelli, 32 vjeç, lindur dhe banues në Tropea, Itali, me kombësi dhe shtetësi italiane.

Në një njoftim për shtyp, policia e Vlorës njoftoi se arrestimi i këtij shtetasi u bë në kuadër të operacionit të koduar “DUE TORRI CONECTION”.

32- vjeçari ishte shpallur në kërkim  ndërkombëtar nga Interpoli, pasi dyshohet se është anëtar i një Organizate Kriminale që ka patur si qëllim trafikimin e sasive të mëdha (1500 kg)  të lëndëve narkotike si  Kokaina, trafik të cilin dyshohet se e realizonte nga vendet e Amerikës Qëndrore dhe Jugore (Kolumbi, Ekuador etj) drejt Italisë.

Po sipas policisë, Guiseppe Simonelli ka hyrë në territorin shqiptar në datën 31.07.2011, duke u mbajtur nën vëzhgim gjatë gjithë kësaj kohe.

Panorama ONLINE

Comments are closed.