Cilat janë surprizat që na presin në ditën e prezantimit të “iPhone 5”?
Më parë ju kemi informuar rreth konferencës për shtyp që “Apple” do të organizojë më 12 shtator dhe ftesat e shumta të shpërndara për këtë qëllim. Po cilat janë detajet e ceremonisë madhështore që do të organizohet në sallën e teatrit “Yerba Buena” ne San Francisco?
Me shkrimin e shkurtër dhe domethënës “It’s almost here” ( pothuajse erdhi) mund të thuhet se “Apple” ka realizuar një fillim, hapje të mbarë të fushatës prezantuese. Ç’është e vërteta këtë fillim mund ta kuptonim dhe me nxjerrjen e modelit të ri “iPhone 4S”. Po cilat janë risitë dhe veçoritë e reja surprizuese me anë të të cilave “Apple” do të na mahnisë pas “iPhone 4” dhe “iPhone 4S”?
LTE
Në thashethemet e përhapura më parë rreth “iPhone 5” ishin 3 veçori: një telefon më i hollë, më i lehtë dhe lidhja 4G/LTE. Ju mundëson një lidhje më të shpejtë se 3G. Megjithëse tani për tani në vendin tonë nuk ekziston lidhje 4G më vonë pritet të bëjë një hyrje të shpejtë në treg, sepse gjëja e vetme e cila do t’i gëzojë të gjithë tek lidhja 4G është shpejtësia në rritje e internetit.
Ekran i madh
Një veçori tjetër e “iPhone” të ri, ç’ka e dallon nga modelet e mëparshme, është ekrani më i madh. Tek gjerësia e ekranit nuk mund të ketë ndryshime por ekrani mund të zgjatet. Dy janë shkaqet që na bëjnë të mendojmë për ndryshimin e ekranit të “iPhone 5”. E para është zotërimi i një ekrani 3,5 inç tek të gjitha modelet e “iPhone” ndërsa shkaku tjetër është rritja dhe zgjerimi i ekranit të celularëve të rivalëve të “Apple” dhe rritja e kërkesave në këtë pikë.
Lidhja me stacionin e ri
Hyrja në stacion 30 pin e gjendur tek “iPhone”-t ekzistentë duket se do të zvogëlohet tek modeli i ri. Megjithëse konektorët që përdorim tani mund të jenë shumë simpatikë, ato nuk kanë ndryshuar që nga viti 2003 me brezin e ri të “iPod”-eve.
Kamera e re
Zhvillimi i kamerave të çdo modeli te “iPhone” na bën të mendojmë se edhe në këtë model të ri do të ketë ndryshime. Mund të shohim ndryshime tek kamera e prapme por ndryshimi më i madh sipas mendimit tonë do të jetë tek kamera e përparme. Sepse tek “Apple Mac” i ri ishte vendosur kamera HD e përparme për të zhvilluar video konferenca më cilësore. Pse të mos ketë dhe “iPhone 5” një kamera të përparme HD?
Bateri më jetëgjatë
Kërkesat e larta të klientëve për një bateri më jetëgjatë janë të shumta dhe do ishte një gabim i madh nëse “Apple” nuk do ta merrte parasysh këtë kërkesë. “Apple” duhet ta zgjidhë problemin e baterisë për të gjithë ato që dëshirojnë të shëtisin në internet, të luajnë apo për një cilësi të lartë vizive. Edhe ky problem mendohet të hiqet me zmadhimin e baterisë.
Një kasë më e sigurt
Mendimi se pjesa e përparme dhe e pasme e “iPhone” do të përbëhet nga xhami duket se është kthyer në një makth për të apasionuarit pas “iPhone”, sepse xhami jo vetëm që mund të thyhet por edhe gërvishtet lehtë. Sipas thënieve të fundit trungu i telefonit do të jetë prej metali pra mund t”i ngjasojë modeleve të para të “iPhone”.
Sipas zërave të fundit mund të përballemi me ndryshime dhe tek “iPad” dhe “iPod” .Por ndryshimet e tyre të fundit pritet të prezantohen në një konferencë të veçantë sepse po të prezantoheshin bashkë më “iPhone 5” atëherë do te ngeleshim pas hijes se tij./Start/ A. Kokiçi/