Home Aktualitet Karta e studentit, ja çfarë përfitojnë studentet

Karta e studentit, ja çfarë përfitojnë studentet

391
1
Karta e studentit

Të gjithë studentët e universiteteve të Tiranës do të pajisen me kartë studentore, fale së cilës do të përfitojnë shërbime falas apo me kosto të reduktuar. Ky projekt, i iniciuar që në kohën e drejtimit të Bashkisë nga z.Rama duket se më në fund po merr jetë. Dje Bashkia e Tiranës ka çelur 6 sportele për aplikimin online të kartës studentore.
Aplikimi
Këto pika funksionojnë në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit, në Bashkinë e Tiranës; pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës; pranë Rektoratit të Universitetit Politeknik; pranë Fakultetit Ekonomik; në Universitetin Bujqësor të Tiranës; pranë Sekretarisë mësimore në Universitetin e Sporteve dhe pranë Sekretarisë mësimore, në Universitetin e Arteve. Brenda një kohe të shkurtër, pikat e aplikimit do të hapen pranë çdo Fakulteti të këtyre Universiteteve, në mënyrë që studentët ta kenë më të lehtë dhe pa shpenzuar shumë kohë, për të aplikuar aty ku ata ndjekin studimet e tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka ndjekur dje nga afër, nisjen e aplikimit on–line, në pikën e hapur në Bashkinë e Tiranës.
Kryetari Basha
Më tej kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha tha se karta do t’i ofrojë këtij komuniteti një gamë të gjerë shërbimesh publike dhe private me kosto të reduktuar, duke përmirësuar cilësinë e jetës së studentëve kryeqytetas. Duke e vlerësuar ‘një premtim të mbajtur’ prodhimin e kartës së studentit, Basha tha se numri i tyre i përgjigjet kontigjentit aktual të studentëve të universiteteve publike në kryeqytet. Ai i bëri thirrje studentëve të paraqiten pranë rektorateve të tyre dhe fakulteteve përkatëse për të bërë aplikimin online, që zgjat dy-tre minuta, ndërsa karta prodhohet falas. “Falënderoj jo vetëm kompaninë që mundësoi këtë sistem modern të aplikimit të kartave të studentit, por dhe Dhomën e Tregtisë së Tiranës dhe rrjetin e bizneseve që morën përsipër koston e reduktuar të shërbimeve për komunitetin studentor. Po ashtu, jemi në proces të përmbylljes së marrëveshjeve me bankat kryesore të Tiranës dhe kompanitë celulare. Ky është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar cilësinë e jetës së studentëve në kryeqytet dhe është një tjetër premtim i mbajtur i bashkisë”, theksoi kryetari Basha. Ai shtoi se karta i ka të gjithë elementët e nevojshëm të sigurisë dhe database mbi të cilat bazohet, ajo është dopio e sigurt, pasi mbështetet mbi të dhënat që posedojnë të gjitha universitetet ku studentët janë të regjistruar.
Përfitimi
Përmes kësaj karte, studentët do të kenë lehtësira në shërbimet e ndryshme publike dhe private që ofrohen në Tiranë, që nga bankat, telekomunikacioni, transporti, supermarketet, njësitë e shërbimit kulturor, kinematë, teatrot, sporti etj. Aktualisht, është drejt përmbylljes, marrëveshja me bankat kryesore të kryeqytetit dhe me kompanitë celulare. Ky proces do të shtrihet shumë shpejt, edhe tek universitetet private.TO/peqini.com

1 COMMENT

  1. Eshte gjeja m e bukur q eshte bere deri tani per studentet
    Shqiptar

Comments are closed.