Home Lajme Sport Kategoria Superiore 2011-2012 Statistikat

Kategoria Superiore 2011-2012 Statistikat

385
0
Superliga Shqiptare statistikat

Per sezonin futbollistik 2011-212 u shënuan 69 gola më shumë se vjet, edhe pse javët ishin më pak, 26, por skuadrat ishin më shumë, 14 skuadra

– Në 182 ndeshjet e zhvilluara në Superligën shqiptare, u realizuan 461 gola ose mesatarisht 2.53 gola për çdo ndeshje dhe 17.33 për çdo javë. Nga këto u shënuan 225 në fazën e parë dhe 236 në të dytën.

– Në 45 minutat e para u shënuan 201 gola, ndërsa 260 pas pushimit.

– Në kampionatin e shkuar qenë shënuar 448 gola ose 69 gola më pak se këtë sezon të fundit.

– Golin e parë të kampionatit e realizoi futbollisti i A. Dimo i Bylisit në minutën e 10-të të takimit me Shkumbinin (5-2).

– Golin e 100-të e shënoi J. Ziambo i Kamzës në minutën e 11-të të ndeshjes me Dinamon (2-0).

– Golin e 200-të e realizoi B. Inkango i Kastriotit në minutën e 52-të të takimit me Kamzën (3-2).

– Golin e 300-të e realizoi J. Gërço i Apolonisë në minutën e 92-të të ndeshjes me Teutën (1-2).

– Golin e 400-të e realizoi I. Eminhazeri I Pogradecit në minutën e 10-të në takimin ndaj Apoloninë (1-1).

– Golin e fundit të kampionatit e shënoi R. Dervishi i Shkumbinit në minutën e 91-të të ndeshjes me Vllazninë (4-4).

– Me fitoren e njërës skuadër kanë përfunduar 141 takime ose 77.48 për qind e të gjitha ndeshjeve të këtij sezoni.

– Nga ndeshjet e mbyllura me fitore, me 1 gol diferencë kanë përfunduar 89 takime. Prej këtyre, rezultati 1-0 është regjistruar 51 herë, 2-1 (28 herë), 3-2 (9 herë) dhe 6-5 (1 herë).

– Me ndryshim dy golash kanë dalë 36 ndeshje. Nga këto rezultati 2-0 është ndeshur 17 herë, 3-1 (13 herë), 4-2 (5 herë) dhe 5-3 (1 herë).

– Me diferencë 3 golash kanë përfunduar 10 takime. Nga këto, rezultati 3-0 ka dalë 5 herë, 4-1 (4 herë) dhe 5-2 (1 herë).

– Me ndryshim 4 golash kanë përfunduar 4 ndeshje nga të cilat rezultati 4-0 është gjetur 2 herë, 5-1 (1 herë) dhe 6-2 (1 herë).

– Ka pasur edhe 3 rezultate të thella të tilla si 5-0. Ky ka qenë rezultati më i thellë i këtij sezoni.

– Nga ndeshjet e zhvilluara, 41 prej tyre kanë përfunduar në barazim. Rezultati 0-0 është sigluar 16 herë, 1-1 (18 herë), 2-2 (4 herë), 3-3 ( herë) dhe 4-4 (1 herë).

– 7 fitore të plota janë arritur në javën e 4-t, 9-të, 12-të, 21-të dhe 23-të.

– 6 fitore dhe 1 barazim janë regjistruar në javën e 1-rë, 3-të, 7-të, 10-të, 16-të, 18 -të, 19-të, 20-të dhe 22-të.

– 5 fitore dhe 2 barazime janë shënuar në javën e 2-të, 6-të, 11-të, 15-të, 17-të, 25-të dhe 26-të.

– 4 fitore dhe 3 barazime janë sigluar në javën e 5-të, 8-të dhe 14-të.

– 2 fitore dhe 5 barazime janë arritur në javën e 24-t të këtij sezoni, vetëm një herë.

– Rezultatet më të thella në këtë kampionat kanë qenë si më poshtë: Kastrioti-Pogradeci 4-0, Bylis-Shkumbini 5-2, Shkumbini-Tomori 6-2, Apolonia-Vllaznia 1-4, Flamurtari-Shkumbini 5-0, Apolonia-Skënderbeu 1-5, Skënderbeu-Pogradeci 3-0, Bylis-Laçi 3-0, Vllaznia-Kamza 4-0, Tomori-Pogradeci 4-1, Dinamo-Tomori 4-1, Skënderbeu-Laçi 3-0, Tomori-Kamza 4-1, Flamurtari-Dinamo 5-0 dhe Dinamo-Vllaznia 0-3.

– Kanë fituar më tepër ndeshje me mbi 3 gola diferencë: Vllaznia dhe Skënderbeu, nga 3 herë. Nuk kanë fituar asnjë takim me mbi tre gola Dinamo, Kamza, Pogradeci, Apolonia dhe Laçi.

– Ka pësuar më shumë humbje me mbi 3 gola, Pogradeci, tri herë

– Në 4 raste futbollistët kanë shënuar nga 3 gola brenda një ndeshjeje: Xh. Sukaj (Vllaznia), B. Bala (Tirana) dhe E. Bakiu (Tomori) dhe R. Dervishi (Shkumbini).

– Në 38 raste futbollistët kanë shënuar nga 2 gola secili. Më shpesh e kanë bërë këtë gjë, B. Inkango (Kastrioti) 4 herë, R. Dervishi (Shkumbini) e D. Xhafaj (Skënderbeu) nga 3 herë, Gj. Muzaka (Skënderbeu), V. Hysa (Flamurtari +Laçi), G. Progni (Flamurtari) nga 2 herë.

– E. Bakiu ka shënuar edhe një katër golësh në takimin Apolonia-Tomori 5-6.

– Nga ana tjetër, R. Dervishi i Shkumbinit ka shënuar 5 gola në ndeshjen Shkumbini-Tomori, 6-2.

– Gjatë këtij kampionati, gjyqtarët kanë akorduar 59 penallti (5 më tepër se sezonin e mëparshëm), nga të cilat u kthyen në gol 56 prej tyre, që janë baras me 94.5 për qind. Nga këto, 35 penallti në fazën e parë, 24 në fazën e dytë.

– Në 21 raste, 11-metërshat e dhënë dhe të shënuar kanë pasur vlerë të madhe, sepse u kanë dhënë fitoret ekipeve të tyre.

– Më tepër 11-metërsha kanë përfituar Tomori dhe Shkumbini, nga 7 herë.

– Më pak 11-metërsha kanë përfituar Tirana dhe Kamza, vetëm nga 1.

– Përqindjen më të lartë në realizimin e gjuajtjeve nga pika e 11-metërshi e ka pasur kapiteni i Skënderbeut, B. Shkëmbi, që ka gjuajtur 5 herë dhe ka shënuar po aq, pra 100 për qind.

– Titullin simbolik të gjyqtarëve më “trima” në dhënien e 11-metërshave e meritojnë gjyqtarët E. Jorgji (Elbasan) dhe B. Pashaj (Tiranë), nga 8 e 7 herë.

– Më “kopracë” në dhënien e tyre kanë qenë: R. Sadiku (Elbasan) dhe K. Cjapi (Fier), që kanë akorduar nga 1 secili. Ka edhe më keq, L. Alla (Lushnjë) nuk ka dhënë asnjë, ndonëse ka gjykuar në këtë kampionat 15 ndeshje.

– Gjyqtarët e rretheve kanë “fituar” duelin me kolegët e tyre kryeqytetas. 10 arbitra nga rrethet kanë gjykuar 94 ndeshje, ndërsa 9 kolegë të tyre kryeqytetas kanë drejtuar 88 ndeshje.

– Ja tani edhe numri i ndeshjeve të drejtuara nga gjyqtarët në këtë kampionat:

1. Lorenc Jemini (Tiranë) 20 ndeshje

2. Enea Jorgji (Elbasan) 17 ndeshje

3. Emirjon Sino (Fier) 17 ndeshje

4. Bardhyl Pashaj (Tiranë) 15 ndeshje

5. Laver Alla (Lushnjë) 15 ndeshje

6. Albano Janku (Tiranë) 14 ndeshje

7. Ervis Peza (Tiranë) 14 ndeshje

8. Sokol Çekaj (Laç) 11 ndeshje

9. Edvin Hoxha (Lezhë) 11 ndeshje

10. Remzi Sadiku (Elbasan) 10 ndeshje

11. Kridens Meta (Tiranë) 17 neshje

12. Migen Masha (Tiranë) 6 neshje

13. Ditmar Jubica (Shkodër) 5 ndeshje

14. Kreshnik Cjapi (Fier) 5 ndeshje

15. Artan Taullau (Tiranë) 4 ndeshje

16. Erjon Dobi (Durrës) 3 ndeshje

17. Labian Mustafaraj (Tiranë) 3 ndeshje

18. Aranit Lulaj (Vlorë) 1 ndeshje

– Për arsye objektive, 18 ndeshje u luajtën në fushë asnjanëse. Ja ato

Java 1 (në Gjirokastër) Flamurtari-Kamza 2-1

Java 3 (në Lushnjë) Tomori-Dinamo 2-1

Java 5 (në Lushnjë) Tomori-Laçi 0-1

Java 7 (në Vlorë) Tomori-Teuta 0-2

Java 9 (në Lushnjë) Tomori-Tirana 0-1

Java 13 (në Tiranë) Skënderbeu-Pogradeci 3-0

Java 13 (në Kuçovë) Tomori-Apolonia 2-0

Java 13 (në Shkodër) Laçi-Flamurtari 0-0

Java 14 (në Elbasan) Pogradeci-Kastrioti 1-1

Java 14 (në Krujë) Laçi-Vllaznia 1-0

Java 15 (në Peqin) Skënderbeu-Dinamo 2-0

Java 16 (në Elbasan) Pogradeci-Tirana 1-2

Java 16 (në Shkodër) Laçi-Apolonia 1-0

Java 17 (në Peqin) Skënderbeu-Laçi 3-0

Java 18 (në Krujë) Laçi-Tomori 2-0

Java 20 (në Tiranë) Laçi-Shkumbini 3-2

Java 21 (në Krujë) Laçi-Pogradeci 2-0

Java 25 (në Krujë) Laçi-Tirana 0-1

– Vjet ishin 4, sivjet 5 trajnerë që përballuan “furtunat” e presidentëve”, duke mos i lëvizur nga posti i tyre. Këta janë: Hasan Lika (Teuta), Hulian Rubio (Tirana), Naxhi Shensoj (Bylis), Kristaq Mile (Shkumbini) dhe Ylli Çekiçi (Pogradeci). Te skuadrat e tjera ndryshimet kanë qenë të shumta dhe me një grafik të çrregullt.

– Më shumë gola (31) u realizuan në javën e 26-të, atë të fundit të kampionatit.

– Më pak gola (9) u realizuan në javën e 5-të, ndërsa 10 gola u shënuan në javën e 24-t.

– Gjyqtarët dhanë 766 kartonë të verdhë, që do të thotë mesatarisht 29.4 për çdo javë.

– U morën 71 kartonë të kuq ose 2.7 për çdo javë.

– Futbollistët kanë qenë më “të urtë” në javën e 2-të, 10-të, 18-të, teksa s’kanë marrë asnjë karton të kuq.

– Me nga 6 kartonë të kuq, ata kanë qenë më të padisiplinuar në javën e 14-të dhe të 20-të.

Shënuesit e 461 golave

20 gola R. Dervishi (Shkumbini)

19 gola E. Bakiu (Tomori)

14 gola B. Inkango (Kastrioti)

13 gola B. Bala (Tirana)

11 gola D. Xhafaj (Skënderbeu), V. Hysa (6 Flamurtari + 5 Laçi)

10 gola J. Gërço (Apolonia)

9 gola P. Pejiç (Flamurtari), Xh. Sukaj (Vllaznia), A. Dimo (Bylis)

8 gola Gj. Muzaka (Skënderbeu), G. Progni (Flamurtari)

7 gola B. Shkëmbi (Skënderbeu), R. Rama (Apolonia), I. Eminhazeri (Pogradeci)

6 gola M. Çota (Teuta)

5 gola A. Nika (Teuta), A. Vajushi (Vllaznia), E. Koreshi (Bylis), B. Emurllai (Laçi), E. Mustafaj (Shkumbini)

4 gola A. Tahirllari, D. Bratiç (Skënderbeu), G. Lika, M. Morina (Tirana), N. Lena (Flamurtari), E. Turdiu, J. Sefa (Kastrioti), A. Hajdari, D. Smajli (Vllaznia), O. Abazaj, Izuçuku (Bylis), E. Vucaj (Laçi), E. Pema, J. Ziambo (Kamza), J. Çipi (Pogradeci)

3 gola I.Allmuça (Skënderbeu), R. Hyshmeri, A. Sheta, A. Jakupi, B. Mancaku (Teuta), E. Dushku (Tirana), F. Veliu (Flamurtari), J. Gjini (Vllaznia), F. Xhafa (Bylis), E. Doku (Laçi), F. Shenaj (Tomori), K. Ndoni (Apolonia), M. Djarmati, B. Arifaj, A. Shtini (Dinamo)

2 gola E. Veliaj, B. Pepa, T. Osmani, F. Tairi (Teuta), S. Cikalleshi (Tirana), N. Selimi (1 Laçi+ 1 Flamurtari), P. Xhihani, K. Dragoi, E. Alikaj, E. Muçollari, Gj. Çetkoviç (Kastrioti), G. Petroviç, O. Gocaj, I. Jabllan (Vllaznia), M. Shoshi, L. Uashington, K. Ristevski, O. Teqja, A. Meto (Bylis), D. Trajkoviç, E. Shazivari (Laçi), Papa Diop, Sulkja, A. Magani (Shkumbini), G. Mici, S. Ishka, A. Karapici, A. Capa (Kamza), I. Mohamed (Apolonia), N. Drazhanin, S. Jahaj, K. Larti (Pogradeci), R. Malota (Dinamo).

1 gol D. Kërçiku, B. Ribeiro, M. Radas, N. Orelesi (Skënderbeu), V. Markoviç, A. Dosti, A. Hoxha (Teuta), K. Duro, A. Pisha, F. Aziri, R. Kalari (Tirana), H. Begaj, B. Rajoviç, A. Sakaj, N. Shtubina, B. Telushi, P. Arbri, J. Brahja, G. Muça (Flamurtari), D. Ognjanoviç (Kastrioti), E. Hasani, A. Karakaçi, E. Kraja, A. Sykaj, A. Kruja, N. Mujeci, B. Erkoçeviç (Vllaznia), A. Gega, D. Popoviç, Xhon, Adebajo (Bylis), M. Dragiçeviç, A. Zefi, S. Buljan, V. Nimani (Laçi), K. Xhyra, F. Lluca, A. Gjata (Shkumbini), E. Çela, K. Roshi, Paja, Ç. Ofoyen, Shabanaj, R. Hysko (Tomori), E. Tafaj, M. Belçev, H. Ndreka, G. Tepshi (Kamza), A. Ribaj, M. Agastra, G. Cimili, A. Llënga, I. Rrapaj (Apolonia), E. Tanushi, A. Çela, K. Nastevski, O. Baze, K. Çerepi, K. Kllogjeri, S. Elmazi (Pogradeci), M. Kapaj, A. Marku, A. Osmani (Dinamo).

8 autogolat: V. Markoviç (Vllaznia-Teuta), F. Veliu (Tirana-Flamurtari), Naçi (Apolonia-Tirana), F. Karamani (Kastrioti-Tomori), E. Çajku (Pogradeci-Skënderbeu), Sh. Stafa (Teuta-Tirana), D. Milenkoviç (Bylis-Laçi), A. Belisha (Pogradeci-Vllaznia) Nga YMER STRINIQI/SE/Peqini.com