Një kinez vendosi t’ua kthej shpinën huamarrjes dhe kartelës kreditore gjatë blerjes së makinës. Bleu makinë me 100 mijë juan, apo me rreth 15 mijë dollarë amerikan, por me monedha metalike.
Zao i cili ka biznes të vetin në qytetin Xhining në pjesë perëndimore të vendit, makinën do ta përdor për punë. Është e pazakontë për njerëz të cilët blejnë makina, por Zao e bëri këtë me thasë të mbushur me më shumë se 100 mijë juan të hekurit.
Për të nuk ishte e lehtë të gjej një auto sallon i cili do të pranonte këtë lloj pagese.
I mbaja paratë me vete të shoh se kush do të pranon në këtë mënyrë të blejë makinë. Udhëheqësi i këtij salloni vendosi të pranon dhe me të vërtet më ndihmoi shumë”, tregon Zao, blerës i makinës.
Si pronar i kompanisë që merret me ambalazhe plastike shumica e klientëve i kanë paguar me para të hekurit, kështu që ka mbledhur shumë monedha metalike. Pas shumë orëve të mundimshme, punëtorët e sallonit arritën ti numërojnë.
Sektori i financave zakonisht punon me tre punëtorë të cilët i numërojnë paratë. Kështu që ne ftuam disa kolegë nga sektori i shitjes. Erdhën në mëngjes dhe punuan tërë ditën dhe më në fund arritën t’i numërojnë monedhat”, thotw Çeng Jing, punëtor në auto sallon.
Zao në fund u largua i lumtur me makinën e re dhe më i lehtë për 100 mijë monedha.