Home Aktualitet Koleci: Greva do vazhdojë, do hyjnë të tjerë

Koleci: Greva do vazhdojë, do hyjnë të tjerë

313
0

Minatoret ne greve

Kreu i Federatës së Sindikalistëve, Taf Koleci bëri me dije pak më parë se 13 minatorët që gjenden në grevë urie nuk do ta ndërpresin atë pa nënshkruar një marrëveshje me kompaninë ACR.

“Jemi të detyruar, të gjithë kemi marrë një vendim të fortë që greva do të vazhdojë”- tha Koleci

Deklarata e Kolecit, erdhi pak pasi adminisratori i ACR-së, Giga Bedineishvili në një mesazh drejtuar minatorëve i ftonte ata në bisedime, por pa praninë e krerëve të sindikatës, Kol Nikollaj dhe Taf Koleci.

Koleci bëri thirrje kryeministrit, Sali Berisha, minsitrit të Ekonomisë dhe atij të Punës që të thërrasin kompaninë ACR në bisedime.

Ai hodhi akuza të forta në drejtim të administratorit, Bedineishvili duke e quajtur atë si një person që vetëm di të shkatërrojë dhe përçajë.

Minatorët janë në gjendje të rëndë shëndetësore,  ndërsa në dy ditët në vazhdim, shtoi ai, do të ketë të tjerë minatorë që do të ngujohen në grevë urie.

Panorama ONLINE