Home Lajme Sport Komisionin i Disiplines denon Shkumbinin me -6 pike

Komisionin i Disiplines denon Shkumbinin me -6 pike

317
0

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka ndëshkuar me -6 pikë Shkumbinin për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në dhomat e zhveshjes mes zv.presidenti të skuadrës së Peqinit, Dashnor Sulaj dhe gjyqtarëve.

I mbledhur ditën e sotme, Komisioni i Disiplinës vendosi t’i heqë tre pikët e ndeshjes me Flamurtarin, takim të cilin nga fitore 1-0 skuadra e Shkumbinit e humbet në tavolinë 3-0 dhe -3 pikë të tjera.

Ndërkohë pritet të zbardhet i plotë që ka marrë Komisioni jo vetëm për këtë ndeshje por për disa ngjarje të tjera të ndodhura fundjavën e shkuar në Superligë dhe kategoritë më poshtë.

Ky penalizim e zbret në vendin e dhjetë Shkumbinin në kuotën e 27 pikëve, duke rrezikuar seriozisht zonën e plej-autit.

Por do të jenë ndeshjet e javës së fundit që do të përcaktojnë përfundimisht tre skuadrat e zonës plej-aut dhe skuadrën tjetër veç Dinamos që bie automatikisht nga Kategoria Superiore.