Kontrolli i gjobave te makines edhe online ne internet.
Adresa e internetit per kontrolli i gjobave online eshte kjo me poshte www.asp.gov.al.
Të gjithë pronaret e automjeteve tani mund të kontrollojne online të gjitha gjobat rrugore që kane kryer gjatë përdorimit të mjetit të tyre ende të palikujduara.
Policia e Shtetit ka njoftuar se të gjithë të interesuarit mund të klikojnë tek faqja e internetit te Policisë së Shtetit në internet në adresën www.asp.gov.al, ku në rubrikën “Shërbime për qytetarët” është vendosur linku “Kontroll për kundravajtjet rrugore”.
Kontrolli për verifikimin e kundravajtjeve rrugore të palikujduara kryhet me anë të targës së mjetit dhe numrit të shasisë (17-shifror), të cilin qytetari mund ta gjejë lehtësisht në lejen e qarkullimit të mjetit.
Policia kujton qytetarët që pagesa e kundravajtjes rrugore duhet të bëhet brenda 5 ditëve nga dita kur merr formë të prerë, pasi me kalimin e këtij afati paguhet një kamatë vonesë prej 2% në ditë.
Ndërkohë në rast se pagesa e kundravajtjes rrugore do të kryhet brenda 5 ditëve, automatikisht bëhet një zbritje në vlerën e saj prej 20%.
very nice
Tani mund ti kontrolloni edhe nepermjet nje app per Android. Madje do te njoftoheni automatikisht nese merrni gjobe:
Aplikacioni mund te shkarkohet falas ne Google Play Store:
https://play.google.com/store/apps/details?id=com.fatjoni.droid.gjobaonline
Comments are closed.