Home Kuriozitete Krijohet gota që mund të hahet

Krijohet gota që mund të hahet

285
0

Të mos hedhësh asgjë në kosh. Kjo është motoja më e fundit në SHBA ku tashmë kanë dalë në treg edhe gota që pas konsumit të pijes, mund të hahen ose të hidhen në kopsht pasi dheu mund t’i tresë.

Gotat quhen “Jelloware” dhe janë në tre shije, limon, mente dhe rozmarinë. Përbërja është agar, një ekstrakt algash detare, të cilat janë edhe të pasura në vlerat ushqyese.

Këto gota janë realizuar nga shoqëria e konsulencës për mbrojtjen e SHBA-së, “The way we see the world”.