Trajneri i Shkumbinit, beratasi Kristaq Mile, ka mbetur i kënaqur me ambientet në Peqin dhe pritet që të rinovoje kontratën per sezonin e ardhshem me Shkumbinin duke menduar edhe per ndertimin e skuadres per sezonin e ri.
Kristaq Mile pritet të formose kontratën me skuadrën e Shkumbinit per sezonin 2012-2013. Trajneri beratas shihet si nje “hero” në Peqin, pasi pavarësisht problemeve te shumta që kishte skuadra e Shkumbinit në fillim të sezonit, ai pranoi ta drejtonte atë drejt mbijeteses dhe ia arriti qëllimit. Peqinasit siguruan edhe një vit në Kategorine e me te mireve, ate Superiore, pa pasur nevojë të luajnë ndeshje shtese, dhe merita kryesore i takon teknikut Mile. Ai i ka besuar djemve te rinj peqinas, dhe ka arritur të zhvillojë një sezon të mirë me ta. Duhet permendur se ai eshtë një ndër trajnerët e pakte që pëlqehet njëkohësisht si nga tifozët, ashtu edhe nga drejtuesit e ekipit.Keshtu drejtuesit e skuadrës pritet të rinovojnë edhe një vit tjetër me teknikun e tyre të preferuar, Kristaq Milen.
Mario Nikolli