Ndërsa presidenti Topi ka kërkuar sërish sot zgjidhje sa më të shpejtë të situatës së rëndë politike që po kalon vendi, kryeministri Berisha ka ashpërsuar sulmet ndaj kreut të shtetit dhe kryeprokurores Ina Rama. Deklaratat e dy zyrtarëve më të lartë të shtetit dhe qeverisë u bënë gjatë takimeve të vecanta në Tiranë me përfaqësues të komunitetit të Sant’ Egidios.