Home Aktualitet Kryebashkiaku Basha pret aktoren Eliza Dushku

Kryebashkiaku Basha pret aktoren Eliza Dushku

255
0

Kryebashkiaku Basha, Eliza Dushku dhe aktori Blerim Destani

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka pritur sot aktoren me origjinë shqiptare, famë botërore, Eliza Dushku. Aktorja gjendet në Tiranë që prej ditës së djeshme ku pritet të zhvillojë një tur udhëtimesh në disa qytete të Shqipërisë për të realizuar një prodhim televiziv ku do të prezantohen bukuritë natyrore të Shqipërisë.

Basha i dhuroi aktores Kullën e Sahatit të Tiranës

Kryebashkiaku Basha, tha se ishte i lumtur që aktorja kishte pranuar propozimin e tij që ajo të ishte Ambasadore Nderi e Tiranës në botë. Qëllimi tha Basha është vendosja fuqishëm e Tiranës në hartën turistike të botës.

 

Ai tha se  do t’i propozojë Këshillit Bashkiak për t’i dhënë titullin “Qytetare Nderi e Tiranës” dhe emërimin si “Ambasadore Nderi e Tiranës në Botë”

Aktorja, Eliza Dushku tha se pasi të vizitojë Tiranën do të jetë edhe në qytete të tjera, si Durrësi, Berati, Korça, Kruja dhe Vlorë. Eliza Dushku gjatë kësaj kohe do të vizitojë edhe Kosovën.

Gjate vizites tek Kulla e Sahatit

Panorama ONLINE