TIRANË- Kthimi i trupave të Kontigjentit Paqeruajtës “Eagle1” është pritur sot me një ceremoni zhvilluar në ambientet e kryeministrisë.
Të afërm e familjarë kanë qenë të pranishëm në këtë ceremoni pritëse, që ndryshe nga herë të tjera mbahet në godinën qeveritare e jo në Rinas. Pritja e tyre u be nga kryeministri Berisha dhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.
Imami e cilesoi nje dite krenarie, kthimin e komandove, duke e cilesuar gjithashtu misionin e tyre te permbushur.
Ndërsa kryeministri Berisha, duke vleresuar lart punen e bere ne nje zone rreziku, si Afganistani ka ganrarur se qeveria do te beje cdo perpjekje per plotesimin e standardeve dhe modernizimin e Forcave te Armatosura.
“Sot u urojmë ushtarëve të “Shqiponjave” mirëseardhjen më vllazërore. Shprehim mirënjohjen më të thellë për familjet e ushtarëve të “Shqiponjave””- tha Berisha, duke theksuar se uhtarët për 6 muaj u përballën me misione të rrezikshme.
“Do bëjmë përpjekje për modernizimin e Forcave të Armatosura. Përgjegjësia jonë ndaj Aleancës do të jetë historike”, tha me tej ai.
Fillimisht aktiviteti ishte lajmëruar se do të zhvillohej në Aeroportin e Rinasit, në prani të Presidentit dhe Kryeministrit të vendit. Por, pasditen e së hënës axhenda ka ndryshuar. Një njoftim i ardhur nga Kryeministria bën të ditur se kjo ceremoni do të mbahet në ambientin e selisë së qeverisë.
I nisur në muajin korrik të vitit 2010, ky kontingjent për herë të parë në historinë e Forcave të Armatosura kreu një nga misionet më të vështira në 8 vitet që FA japin kontributin e tyre në favor të lirisë e paqes.