Home Aktualitet Kur media behet me e poshter se pedofili..

Kur media behet me e poshter se pedofili..

376
0
Gazeta shqiptarja com detajet e perdhunimit te pedofilitNje nga gazetat shqiptare shnderrohet me perverse se sa vete pedofili. Japin detajet e perdhunimit te 10 vjecarit.
Ky mut shtet a ka ligje që i mbron viktimat….kjo mut media është më e poshtër se vetë përdhunuesi sepse e legjitimon përdhunimin duke e bërë publik dhe me detaje,  diçka të paimagjinueshme në çdo vend të botës veç kesaj copë province euro-anadollake me emrin Shqipëri që është katandisur si mo Zot ma keq.
Mendoj se lapërdharët e shtypit janë më përvers se vetë Monstra që e përdhunoi një fëmijë në mënyrën me mizore e për të cilën duhet ekzekutuar me ligj e pa ligj nuk ka rëndësi. Ky është mesazhi që i duhet dhënë monstrave në çdo vrimë miu ku të jenë e të mos guxojnë më të shfaqen si hiena në rruget e rrugicat tona, përqark fëmijëve tanë.
Burgu është hak edhe për këta qelbësira  gazetarësh. Nuk është kjo liri e shtypit por legjimitet i mizorive.  Unë jam gazetar me profesion po të tillë gazetari e urrej.
 Kjo familje e këtij djali të shkretë duhet të kërkojë mbrojtje nga shteti dhe instancat ndërkombëtare sepse po e shkatrrojnë jetën e një viktime në moshë të vogël.
Çfarë faji ka ai moj zonja Anila Basha e ju gazetarët e tjerë që veç gazetare nuk jeni pa le të bëheni edhe deputet. Pika deputetllëkut tuaj. Po si mund të bëheni deputet me këte mendësi e mendjeshkurtesi?
 Sa i përket opinionin tim mbi ekipet e boset e shtypin e sotëm mund të them se jane një tufë horrash të paprinciptë, karieristë, lapangjozë partish,  që nuk kane pikë përgjegjësie e ndjenje njerëzore.
Po te isha prokuror këta kuçkarë gazetash do vija në bankën e të akuzuarve krah për krah monstrës Ardian Prrenjasit, sepse njeri e përdhunoi fëmijën fizikisht fshehur në skutën e vet të djallit e shtypi tiran i Tiranës e përdhunoi moralisht dhe e linçoi  publikisht.
Jeta e këtij djali të vogël është e masakruar edhe në saj tuaj, o monstrat e shtypit lapërdhar të Tiranës.

A ka prokurori, a ka gjykata, a ka ligje, në çfarë shoqërie mizerabël jetojmë?!
Brenda ditës që u botua shkrimi në fjalë gazetarja Elona Elezi, e përfolur si autore e shkrimit në fjalë “Përdhunimi, Manjaku:Si e bëra me 10 vjeçarin”, kur ajo nuk ka shkruar asnjë rrjesht, dha dorëheqjen nga gazeta me këtë njoftim publik: “Sqarim i një rëndësie të veçantë, duke qenë se përgjatë gjithë ditës kam marrë telefonata nga njerëz të indinjuar për një shkrim të publikuar në gazetën ku punoja. PO! Quhem Elona Elezi. PO! Kam qenë gazetare e gazetës Shqiptarja.com nga 29 Janari e deri para pak orësh. JO! Nuk jam unë autorja e shkrimit, ku tregohen detaje nga përdhunimi i një 10-vjeçar-i. Nëse shkrimi do ishte shkruar nga unë, do kishte pasur sipër emrin tim. Edhe pse u përfshiva në të gjithë këtë situatë, pa pasur kurrfarë lidhje, vendosa të jap dorëheqjen. Theksoj se këtë gjë e bëra vetëm për parimet e mia, për asgjë tjetër.”
Ndërkohë kryetari i unionit të gazetarëve shqiptarë Aleksandër Çipa ka dalë në faqen e tij në facebook me një të quajtur memorandum etik në gazetari kur shtypi është bërë me të vertetë një gjiriz social. Për çfarë etike flet i nderuar koleg Aleksandër Çipa kur ka  ligje që e mbron mendimin e lirë por njëkohësisht mbron edhe jetën intime,që mbron fëmijët, që nuk i ekspozon ata sepse u prishet jeta, e ardhmja.  Anila.com e shkatrroi për herë të dytë jetën e një fëmije. Mirë sot ju do bëni një memorandum etik për ta shpëtuar kolegen nga një situatë të turbullt ku e ka future veten,  po nesër, pas një viti a pas pesë vjetësh çfarë do të bëhet me këtë fëmijë që e ka tërë skenën e mizorisë mbi të shkruar në faqet e një gazete, të përshkruar hollësisht në mënyrë poshtëruese dhe mjerisht me indentitet. Ky është një krim makabër që njerëzit e papërgjegjshëm, karieristë, lekistë, që janë të gatshëm të shkelin mbi viktima i bëjnë pa u hyrë ferr në këmbë dhe u dashka një mermorandum etik si një përpjekje gjoja për ta zbutur efektin shkatrrues që ka bërë botimi i paprecendent në gazetarinë serioze. Nuk i hidhet mutit parfum i nderuar koleg që të kemi në krye të gazetarëve shqiptarë. Gazeta Shqiptarja.com duhet të përgjigjet ligjërisht për këtë poshtrim publik që i bëri viktimës. Nëse ka gjyqe në Shqipëri, nëse ka drejtësi duhet të paguaj. A e dini si e sa paguhet në Amerikë për këto raste skandaloze të cënimit të jetës së njeriut….miliona dollarë. Apo këtu jetojmë në Kazà dhe jemi ende në kohën e Tanzimatit. Lëri memorandumet etike i nderuar kryetari i shoqatës së gazetarëve, mbro dinjitetin e gazetarisë se vertetë, principet e saj humane, dënoje aktin dhe distancohu publikisht nga kjo mizori mediatike mbi një vogëlush në emër të asaj organizate, përndryshe e mori lumi gazetarinë bashkë me ty në krye të saj sepse gazetaria nuk ka per mision shkatrrimin e njeriut, aq më tepër fëmijëve, por mbrojtjen e tyre./traboini-ese.blogspot.com/