Home Aktualitet KURBAN BAJRAMI 2012 Shqiptarët festojnë në dy data.

KURBAN BAJRAMI 2012 Shqiptarët festojnë në dy data.

383
0

Kurban Bajrami duket se ka ” ndarë” Shqipërinë dhe Kosovën. Festa islame do të festohet në dy data të ndryshme në Shqipëri e Kosovë. Besimtarët në vendin tonë do ta festojnë atë, të enjten më 25 tetor, ndërsa vëllezërit në Kosovë, të premten më 26 tetor. Lajmi është bërë i ditur nga njoftimet zyrtare të dy bashkësive fetare, të cilat në mënyrë të shkurtër e precize njoftojnë vendimin e marrë. Shkak për këtë ndasi duket se është bërë nga njëra anë ( Tiranë) vendosja e datës sipas kalendarit hënor, e nga ana tjetër ( Prishtinë) marrja për bazë e ditës së Arafatit. Për të shkuar më tej, e gjithë bota islame duket se do ta festojë në dy data të ndryshme Kurban Bajramin, ku në njërën anë qëndron data 26 e vendosur nga Arabia Saudite e në anën tjetër, një numër i madh vendesh pranë Europës ose pjesë e saj.
Në foto: Sajti në internet i Bashkësisë Fetare Islame në Kosovë

Festa ” ndan” Shqipërinë dhe Kosovën, thyhet marrëveshja KMSH, Agron Hoxha: Ne caktuam një datë të përbashkët, Kosova e ndryshoi vendimin

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar me këto fjali datën e festës: Njoftojmë mbarë opinionin publik, se dita e parë e Kurban Bajramit do të jetë ditën e enjte, datë 25 tetor 2012. Ceremonia e faljes së Kurban Bajramit për besimtarët e Tiranës do të organizohet në orën 07: 44 në bulevardin ” Dëshmorët e Kombit” ( në segmentin para ish- hotel ‘ Dajtit’)”. Në njoftimin zyrtar të KMSH- së urohen ” mbarë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo qofshin, Gëzuar Kurban Bajramin! Paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë në familjet tuaja!”. Nga ana tjetër, Bashkësia Islame e Kosovës ( BIK) ka njoftuar se dita e parë e Kurban Bajramit do të jetë ditën e premte, për shkak se autoritetet e Arabisë Saudite kanë konstatuar se e enjtja është dita e Arafatit, kurse Dita e Bajramit duhet të jetë një ditë më vonë. Kryeimami i BIK, Sabri Bajgora ka thënë për gazetën e Prishtinës ” Kosovapress”, se arsyeja e ndërrimit të datës nga 25 tetor në shqiptare? Sipas Agron Hoxhës, jo. ” Kjo nuk është hera e parë që ndodh. Ne me të vërtetë kishim rënë dakord ndryshe, por kjo nuk përbën problem as për ne, as për ata. Ne kemi marrë parasysh kalendarin hënor, ata vendimin e marrë në Arabinë Saudite, por kjo nuk përbën shqetësim”, – thotë Hoxha. Ai shton se e rëndësishme është që Kurban Bajrami të festohet. Po, a ka të bëjë ky ndërrim date me orientimet fetare të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës? Edhe kësaj pyetjeje, Agron Hoxha, përgjegjës i marrëdhënieve me median në Komunitetin Mysliman shqiptar, i përgjigjet me ‘ jo’. ” Ne nuk ndikohemi nga Kosova dhe Kosova nuk ndikohet nga ne. Kosova është një shtet i pavarur”, – ka shtuar Hoxha, duke uruar festën.

Veç kësaj, kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora ka thënë për mediat e Prishtinës, se autoritetet saudite janë përgjegjëse për caktimin e datës së qëndrimit në Arafat e që, këtë vit dita e Arafatit është e enjte, 25 tetor. 26 tetor është si rezultat i ditës së Arafatit. ” Arsyeja e ndërrimit të ditës së Kurban Bajramit për të premten është se autoritetet në Arabinë Saudite, në këshillin suprem kanë përcaktuar se është Dita e Arafatit, ajo që e përcakton edhe Ditën e Bajramit, prandaj konform kësaj, i bie që dita e Bajramit të jetë një ditë më vonë. Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur përfundimisht, që dita e Bajramit në Kosovë të jetë më 26 tetor, në ditën e premte”, – ka thënë Bajgora.

Gazeta Shqiptare
23-10-2012

Pse dy data në një besim fetar?

Për të përcaktuar datën se kur duhet festuar Kurban Bajrami bashkësitë fetare në Europë ose pranë saj, kanë marrë parasysh kalendarin hënor, pas vëzhgimeve të bëra nga observatorët amerikanë ose nga astronautët turq, që studiojnë hënën. Nga ana tjetër, Bashkësia Islame e Kosovës e sheh çështjen ndryshe. Më shumë se sa kalendarin hënor, ata marrin parasysh vendimet e autoriteteve të Arabisë Saudite. ” Autoritetet Saudite janë përgjegjës për caktimin e datës së qëndrimit në Arafat e që, këtë vit dita e Arafatit është e enjte, 25 tetor. Kurbani nuk mund të bëhet përpara qëndrimit në Arafat; atëherë është e qartë se dita e parë e Kurban Bajramit duhet të jetë pas qëndrimit në Arafat, dhe jo para saj”, – kanë thënë ata.

Hoxhallarët e Shqipërisë: Mos thelloni përçarjet.

Një letër e hapur nga Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë i ka shkuar Komunitetit Mysliman të Shqipërisë sa i takon diversitetit të datës së Kurban Bajramit. ” Duke parë pështjellimin dhe debatin që është krijuar këtë vit dhe në vite të tjera, në mesin e myslimanëve të këtij vendi, për çështjen e ditës së Arafatit, Kurban Bajramit dhe atë të Fitër Bajramit, i drejtohemi KMSHsë që të bëjë të gjitha përpjekjet e hapura serioze për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi njëherë e përgjithmonë”, – thuhet në këtë letër. Lidhja e Hoxhallarëve shton se ka nevojë për një diskutim të gjerë fetar në mesin e hoxhallarëve të këtij vendi dhe kërkon një konsensus të gjerë mes tyre dhe nuk mund të mbyllet thjesht me një urdhër institucional, i cili vetëm sa do të thellojë edhe më tej çarjen në mes besimtarëve në vendin tonë dhe institucionit përfaqësues. Si zgjidhje të këtij problemi ata këshillojmë që, KMSH të marrë për bazë kalendarin dhe ditët e Bajramit që përcaktohen në vendet e shenjta të Mekës dhe Medinës.