
“Kjo është kthyer në një makth”, tha një nga aktoret e filmit anti-islamik. Ajo pohon se ka menduar se po xhiron filmin për jetën në Egjipt para 2000 viteve. Por, kur e ka parë promon në YouTube, e ka telefonuar menjëherë regjisorin. Por, regjisori në fund doli të jetë mashtrues, ndërsa ndihmësi i tij një anti-islamist i përbetuar.
“Pafajësia e myslimanëve”, filmi që besohet të ketë shkaktuar një valë të dhunës në tërë Lindjen e Mesme, është xhiruar nga 55 vjeçari Nakoula Bassley, i cili është fshehur prapa emrit Sam Bacile, duke pretenduar se është çifut. Në fakt ai është i krishterë kopt nga Egjipti.
Fjala është për një kriminel, i cili sipas informatave, në vitet e fundit është fshehur prapa gjashtë emrave të rrejshëm, ndërsa ka qenë në burg për hapjen e llogarive të rreme bankare me numra të vjedhur të sigurimeve shoqërore, raporton AP.
Se ai ishte autor i vërtetë i filmit, kjo u zbulua nga fakti se celularët e Samit dhe Nakoulesit i lidhte e njëjta adresë në shtëpi. Rreth tij pak gjëra dihen, e më shumë për ndihmësin e tij Steven Klein, anëtar i Kishës Kaweah nga Kalifornia, e cila feston në veçanti Jezu Krishtin.
Klein pohon se ka bërë një prodhim të luftës amerikane kundër terrorizmit, ndërsa pretendon se po bëhet gati për një luftë kundër Islamit. Bazuar në deklaratat e tij për SPLC, Klein beson se Kalifornia është mbushur me anëtarët e Vëllazërisë Myslimane, që janë duke pritur ditën kur ata do të fillojnë të vrasin pa dallim amerikanët.
Për “Daily Mail” ai ka deklaruar se i vinte keq për katër amerikanët vdekur, duke insistuar se ky nuk ka pikë faji.
“Ne nuk donim që dikush të vritej. Por, në anën tjetër e vërteta është dashtë të dalë në pah. Ne e kemi thënë të vërtetën dhe këta njerëz kanë reaguar ashtu siç ka kërkuar Muhamedi nga ata – me vrasjen e njerëzve”, ka thënë ai.
Klein është edhe në ballë të një grupi që ka ndarë fletushka në shkollat e mesme të Kalifornisë, me përmbajtjen perverse dhe provokuese ku Profeti Muhamed është portretizuar “si i fiksuar me seksin”.
Filmi “Myslimanë të pafajshëm”, i cili është xhiruar në Los Angeles nën titullin origjinal “Luftëtarët e shkretëtirës”, Profetin e shfaq “si gruar, vrasës dhe pedofil”. 79 aktorët dhe anëtarët tjerë të ekuipazhit thonë se janë mashtruar gjatë xhirimeve.
“Kjo është kthyer në një makth”, tha një nga aktoret e filmit të diskutueshëm. Ajo pohon se ka menduar se po xhiron filmin për jetën në Egjipt para 2000 viteve. Por, kur e ka parë promon në YouTube, e ka telefonuar menjëherë regjisorin për të kërkuar llogari.
Ky film la pasoja të mëdha në jetën e të krishterëve koptik, siguria e të cilëve tash është cenuar në Kaliforni. Policia viziton kishat e tyre, duke i këshilluar që t’i mbajnë të mbyllura. Kisha koptike gjithashtu janë distancuar nga ndërlidhja me këtë film kontrovers.
shuum najs a
Comments are closed.