Kuvendi i Shqipërisë nisi rreth orës 19:00 seancën e fundit për vitin 2010, me qëllim negociatat për arritjen e një marrëveshjeje për mënyrën e hetimit të zgjedhjeve të kaluara. Seanca e sotme vjen si vazhdim i debatit në kuvend nga dita e premte po për të njëjtën cështje. Mësohet se palët kanë diskutuar tre variante, por që të tre variantet kanë ngecur vetëm në një pikë; përfshirjen në projekt/vendimin e Parlamentit të pikës së kërkuar nga demokratët, për hetimin e zgjedhjeve duke respektuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor.