Home Lajme Sport Laxari, një hap larg Milanit

Laxari, një hap larg Milanit

275
0

Pas blerjes së Antonio Kasanos, Milani po përgatit një tjetër blerje të madhe. Bëhet fjalë për mesfushorin e Kaljarit, Andrea Laxari. Ndërkohë, tratativat ndërmjet Milanit dhe presidentit kuqeblu, Masimo Çelino, janë drejt përfundimit. Duket se palët e interesuara në këtë tratativë kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Këtë e konfirmojnë edhe deklaratat e djeshme të presidentit Çelino: “Për të mirën e lojtarit, jam gati ta shes. Tani më pret një punë e vështirë, sepse të bësh biznes me mikun tim, Adriano Galianin, nuk është e lehtë”. Pas tij, edhe menaxheri i Laxarit, Stefano Zambeti, është shprehur pro transferimit të mesfushorit.