Home Kuriozitete Liberalizimi, 4 milionë euro më pak në arkat e ambasadave

Liberalizimi, 4 milionë euro më pak në arkat e ambasadave

391
0

Nëse Shqipëria ia del të përmbushë me sukses procesin e liberalizimit të vizave, ky do të jetë një lajm i mirë jo vetëm për faktin që shqiptarët do të mund të udhëtojnë lirisht në vendet e Bashkimit Europian, por edhe për sa i përket kostove që qytetarët marrin përsipër përgjatë procesit të aplikimit. Një pjesë e këtyre kostove i përket në mënyrë të posaçme komisioneve që paguhen kur aplikohet për vizë; pavarësisht faktit nëse aplikanti kualifikohet për t’u pajisur me Shengen apo jo.
Për vizën më të zakonshme, ajo e Tipit C, çka rezulton të ketë pjesën më të madhe të aplikimeve, tarifa është 35 euro. Ndërsa, për tipet e tjera të vizave, ky çmim vjen duke u rritur sipas llojit. Përjashtohen nga pagesa, studentët, pensionistët, sportistët, invalidët etj.
Vetëm për vitin 2008, sipas një vlerësimi të realizuar nga European Movement Albania (EMA), janë kryer mbi 111 mijë aplikime për vizë në ambasadat e vendeve të Bashkimit Europian. Nga ky numër aplikimesh, diçka mbi 80 mijë janë kualifikuar për të marrë vizë Shengen. Megjithatë, pjesa e pasuksesshme e aplikantëve e kanë paguar tarifën e detyrueshme pranë sporteleve konsullore të ambasadave.
Por sa është vëllimi i parave që derdhen çdo vit pranë zyrave konsullore të ambasadave të vendeve të BE-së? Nëse merret parasysh fakti se shumica e aplikimeve për vizë janë të Tipit C, pra me një tarifë prej 35 eurosh, një mesatare e përafërt për aplikim do të ishte diku te 40 eurot, duke përfshirë në llogaritje edhe tipet e tjera të vizave. Si rrjedhojë, marrë parasysh edhe numrin total të aplikimeve, duke kryer një rrumbullakosje, ku hiqen, studentë, pensionistë etj, çka rezulton në një shifër të rrumbullakosur prej rreth 100 mijë aplikimesh, shifra është mbresëlënëse.
Rreth 4 milionë euro është totali i parave të derdhura nga qytetarët shqiptarë në sportelet e ambasadave të bashkimit Europian. Por, kjo shifër ka gjasa t’u mungojë zyrave konsullore duke filluar nga viti që vjen, nëse Shqipëria i tejkalon krizat e shkaktuara nga politika. Sipas kësaj logjike, zyrat konsullore më të “pasura” janë ato të ambasadës greke (39462 aplikime) dhe italiane (39143), me rreth 1.5 milionë euro secila. në vend të tretë, por me diferencë të theksuar, vjen Gjermania me rreth 500 mijë euro. Shuma këto të derdhura nga aplikantët për vizë.
Megjithatë, duhet theksuar se vetë sektori konsullor në çdo ambasadë ka kostot e tij. Nga ana tjetër, diçka e tillë nuk duhet parë në optikën fitimprurëse – përjashto ndoshta ambasadën greke – duke qenë se vendete Bashkimit Europian, përveç lehtësive të tjera për shqiptarët, janë kontribuuese edhe financiarisht në zhvillimin e vendit. Italia, për shembull, ka krijuar lehtësi të jashtëzakonshme për studentët shqiptarë që duan të studiojnë në universitetet italiane, ndërsa Gjermania është donatori i huaj më i madh në vend.

Kostot që përballojë shqiptarët
Aktualisht, për t’u pajisur me një vizë Shengen, në fakt, nuk mjafton vetëm pagesa e tarifës së vizës. EMA ka realizuar një studim për çshtjen në fjalë, duke analizuar e vlerësuar të gjitha kostot me të cilat detyrohen të përballen qytetarët shqiptarë. Kostot e tjera të aplikimit përfshijnë kostot e përgatitjes së dokumentacionit, si edhe të udhëtimit drejt Tiranës, kur aplikanti vjen nga zona të tjera të Shqipërisë. Aplikantët për vizë Shengen pranë konsullatave të ndryshme, përveç momentit të aplikimit, janë sërish të detyruar të paraqiten pranë konsullatave kur tërheqin pasaportën. Për ata aplikantë që nuk banojnë në Tiranë kjo përkthehet në kosto shtesë për udhëtimin vajtje-ardhje në qytetin e tyre. Një zgjidhje e veçantë është bërë nga konsullatat e Greqisë dhe Italisë, të cilat kanë bërë të detyrueshëm shërbimin e postës së shpejtë për dërgimin e pasaportës në shtëpi. Por edhe ky shërbim ka kostot e veta, që është 290 lekë (2,3 Euro) për adresat brenda kryeqytetit dhe 490 lekë (4 Euro) për ato jashtë Tiranës.
Pra çmimit të vizës së Tipit C prej 35 eurosh, i shtohen edhe të tjera si transporti, tarifat e dokumenteve të kërkuara nga ambasada, siç janë certifikata, vërtetime bankare, përkthime-noterizime, legalizime, sigurim etj. “Nëse aplikanti nuk i përket ndonjë prej kategorive të cilat janë përjashtuar nga tarifa e vizës [studentë, sportistë, pensionistë etj.], atëherë këtyre kostove duhet t’i shtojmë edhe mesatarisht 4500 lekë (35 Euro) për tarifën e vizës, çka do të thotë se një aplikim për vizë kushton mesatarisht 9000 lekë (70 Euro), që është një shumë e konsiderueshme për shqiptarët”, thuhet në raportin e EMA-s.

Efekte anësore?
Premtimi i lëvizjes së lirë të shqiptarëve në vendet e Klubit Europian ka gjasa të vijë me një faturë financiare konkrete. Nëse merret rasti i Maqedonisë, që nga liberalizimi i vizave në 19 dhjetor të vitit 2009, llogaritet se rreth 200 mijë shtetas të vendit fqinj, nga totali i popullsisë prej rreth 2 milionë banorë, kanë udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Europian. Kjo do të thotë se afro 10% e maqedonasve kanë lëvizur për një periudhë të papërcaktuar në vendet e Bashkimit Europian.
Ndonëse ende nuk ekziston një vlerësim zyrtar mbi fluksin e parave që ka shoqëruar fluksin njerëzor drejt BE-së – një vlerësim i tillë realizohet zakonisht në fillim të vitit pasardhës që në këtë rast i takon të jetë viti 2011 – vëllimi i valutës që ka dalë jashtë vendit është racionalist në vlera shumë të larta.
Ndoshta në rastin e Shqipërisë mund të mos pritej një fluks kaq i madh njerëzor e financiar drejt BE-së lidhur edhe me emigracionin dhe tashmë të konsoliduar dhe me faktin që një pjesë e madhe e shqiptarëve kanë dalë sakaq të paktën një herë jashtë vendit. Diçka e tillë reflektohet edhe nga shpenzimet tepër të larta të udhëtimeve për vitin 2009, të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Sipas disa të dhënave të Shoqatës Shqiptare të Turizmit, të shfaqura në media, shuma mesatare e shpenzimeve për dy persona që kanë shkuar me pushime jashtë vendit, rezulton mesatarisht në masën 1500 euro, ndërsa një familje me dy fëmijë ka shpenzuar mesatarisht 2000 euro.
Vetëm për vitin 2009, sipas Bankës së Shqipërisë, shqiptarët kanë shpenzuar 1.13 miliardë euro në udhëtime jashtë vendit, ndërsa fluksi i hyrjeve llogaritet në 1.3 miliardë euro, duke rezultuar në një bilanc të ngushtë pozitiv prej 166 milionë eurosh. Ndërkaq, një politikë “Visa Free” për Shqipërinë, mund të sillte një eksod part-time të njerëzve që lëvizin drejt bashkimit Europian, duke sjellë rrjedhimisht dalje të vëllimit ende të papërcaktuar financiar jashtë vendit, e cila do t’i shtohej kategorisë së shpenzimeve për udhëtim prej 1.13 miliardë eurosh. Në fakt ky zë, është shtuar në mënyrë progresive me disa qindra milionë euro nga viti në vit, çka tregon një prirje rritëse të shpenzimeve të shqiptarëve jashtë vendit.
Ndërkohë që Eurozona po kalon momente të vështira, sidomos për sa i përket punësimit dhe sektorëve të tjerë, gjasat janë të ulëta që kjo masë migratore të shpërngulet me qëllimin për të qëndruar ilegalisht jashtë kufijve në kërkim të një punësimi ilegal. Edhe në rastin që diçka e tillë mund të ndodhte, sërish orvatjet do të ishin në masën më të madhe thjesht të pasuksesshme. Nga njëra anë kjo do të thotë se fluksi i njerëzve që synon BE-në do të ishte i destinuar të qëndronte vetëm për një kohë të shkurtër e më pas të kthehej pa mundur të gjenerojë të ardhura, ndërsa nga ana tjetër, vizitorët shqiptarë në BE, natyrshëm do të shpe

/Mapo/