Agjensitë e huaja të lajmeve kanë shkruar dje sërish mbi liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe shqetësimin që egziston për mbarëvajtjen e këtij procesi. Sipas tyre, qeveria shqiptare duhet t’i informojë qytetarët shqiptarë mbi rregullat e kalimit në vendet e listës Schengen dhe fondet minimale që kërkohen në postat kufitare të çdo shteti.
Në qoftë se qytetarët nuk kanë fondet e duhura, atyre mund t’u refuzohet kalimi në këto vende, siç qe rasti i një çifti shqiptar nga Maqedonia, të cilëve ju refuzua hyrja në Belgjikë, sepse kishin 52 Euro më pak se minimumi i lejuar.
Qytetarët shqiptarë sërish do të jenë në mbikëqyrje të rreptë nga autoritetet kufitare dhe të emigracionit, për shembull:
– biletat e avionit duhet të jenë me rikthim, ndryshe refuzohet hyrja në vendet Schengen.
– Atyre që shkelin afatet e qëndrimit, ose kërkojnë azil, do t’iu refuzohet hyrja në vendet Schengen nga 3 deri në 5 vjet.
– Atyre që kryejnë vepra penale do t’iu mohohet hyrja përgjithnjë.
Këtu janë lista e vendeve të Schengenit dhe fondet minimale që do t’iu kërkohen qytetarëve tanë:
* Austria – Prova e fondeve vlerësohet në bazë të rasteve
* Belgjika – 38 euro në ditë për qytetarët që vizitojnë familjarë apo miq dhe 50 euro për ata që prenotojnë hotel
* Republika Çeke – 0. 5 herë minimumin jetik në ditë, nëse qëndrimi nuk kalon 30 ditë. 15 herë minimumin jetik, nëse qëndrimi i kalon 30 ditë, ndërsa kjo shumë do të rritet dyfish për çdo muaj të qëndrimit. Shuma të reduktuara me 50% për udhëtarët nën moshën 18 vjeç
* Danimarkë – 350 DKK (50 euro) për çdo ditë të qëndrimit
* Estoni – 600 ËK (38.5 euro) për çdo ditë të qëndrimit
* Finlandë – 30 euro për çdo ditë të qëndrimit
* Francë – 56,20 euro në ditë, ekuivalente me pagën minimale (SMIC) në baza ditore
* Gjermani – 45 euro për çdo ditë qëndrimi
* Greqi – 20 euro në ditë me një minimum prej 100 euro. Sasi të zvogëluar me 50% për të miturit, të cilët janë pjesëtarë të familjes së udhëtimit
* Hungari – 1000 HUF (3.6 euro) për çdo hyrje
* Itali – 1 deri në 5 ditë shumë fikse 269.60 euro / 6 deri në 10 ditë shuma për ditë 44.93 euro / 11 deri 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 51.64 euro + 36.67 euro / 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 206.58 euro + 118.79 euro
* Letonia – 10 LVL (14 euro) në ditë për qytetarët që vizitojnë familjarë apo miq dhe 30 LVL (42.3 euro) për ata që prenotojnë hotel
* Lituania – 40 euro për çdo ditë qëndrimi
* Luksemburg – Prova të fondeve vlerësohet në bazë të rasteve
* Maltë – 37 euro për çdo ditë të qëndrimit
* Poloni – PLN 100 (25.4 euro) për çdo ditë të qëndrimit
* Norvegji – 500 NOK (62 euro) për çdo ditë të qëndrimit me miq apo familjarë
* Sllovaki – 3450 SKK (114.51 euro) për çdo ditë të qëndrimit, shuma ulet 50% për udhëtarë nën 16 vjeç
* Slloveni – 70 euro për çdo ditë qëndrimi, shuma ulët 50% për të miturit, të cilët janë pjesëtare të familjes së udhëtimit
* Spanjë – 57,06 euro në ditë, me një minimum prej 513.54 euro për person
* Suedi – 360 SEK (38.67 euro) për çdo ditë të qëndrimit.
Gjatë vizitës së saj në Tiranë komisionerja e BE-së për çështjet e brendshme Cecilia Malmstrom tha se Shqipëria duhet të bëjë të pamundurën që t’i përmbahet kontratës me BE, që të mos shpërdorohet besimi i dhënë. ‘Ju lutem, mos na zhgënjeni’-tha Malmstrom
Ajo theksoi se kjo është një mundësi e shkëlqyer për qytetarët, bashkë me këtë vijnë përgjegjësitë. Kemi parë një abuzim në proces ne vendet e tjera, tha ajo, përdoreni këtë mundësi me seriozitet dhe përgjegjësi.
Që herët vendet e BE-së kanë shprehur shqetësim lidhur me fluksin e qyetatarëve drejt vedneve të Europës që mund të pasojë lëvizjen e lirë dhe kërkesat për azil, që sipas vendimit janë të palejueshme.
/shekulli/