Home Aktualitet Libri i Transparencës, Matura Shtetërore 2012

Libri i Transparencës, Matura Shtetërore 2012

501
0

MASH përfundon përllogaritjen e pikëve të maturantëve.

Maturantët tashmë mund të mësojnë se sa mundësi kanë për të vazhduar studimet e larta në degën e preferuar.
Ministria e Arsimit ka përfunduar llogaritjen e pikëve mbi bazën e të cilave do të hartohen listat e fituesve dhe i ka publikuar ato në librin e transparencës. Për t’u njohur me të dhënat e tyre të interesuarit mund të klikojnë në faqen e internetit: ëëë. mash.gov.al ku janë publikuar sipas qyteteve të gjithë elementët përbërës mbi të cilat është bërë përllogaritja si nota dhe pikët mesatare të tre, katër apo pesë viteve të shkollës së mesme, rezultatet e provimit të letërsisë, matematikës dhe lëndëve me zgjedhje dhe programet e studimit të përzgjedhura në formularin A2. Në librin e transparencës nuk janë përfshirë maturantët që nuk kanë kaluar qoftë edhe në një nga katër ose pesë provimet.

Për ata maturantë që kanë dhënë provimet me zgjedhje, por për programet e studimit duhet t’i nënshtrohen konkursit, pikët nuk janë llogaritur dhe janë shënuar me zero deri në zhvillimin e konkurseve.

Sipas Ministrisë së Arsimit libri i transparencës është një libër pune, ku secili mund të kontestojë pasaktësi në të dhënat e publikuara përpara shpalljes së listave të fituesve më 13 shtator.

Formulari i Korrigjimit të Pasaktësive për “Librin e Transparencës”, Matura Shtetërore 2012

Udhëzues për përdorimin e “Librit të Transparencës”, Matura Shtetërore 2012