Një një ngjarje madhështore është shënuar në kopështin zoologjik të Novosibirsk- ut në Rusi, pasi ka lindur për herë të parë një këlysh në sajë të kryqëzimit mes një tigri dhe një luani.
Ai është pagëzuar me emrin “Iliger”, dhe ka ardhur në jetë nga një luan afrikan i quajtur Sam dhe një tigër femër e quajtur Zita. Këlyshi ende nuk dihet se çfarë gjinie ka, pasi i përket familjes së përbashkët të të dyja kafshhëve, maces.
Nëna Zita nuk ka qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer të voglin e saj, prandaj për të kujdeset stafi i kopështi duke e ushqyer me qumësht special. Sipas përgjegjëse së seksionit të maceve në këtë kopësht, Roza Solovyova, këlyshi i ngjason më shumë tigrit se luanit.