Home Aktualitet Londer 2012, Peshengritesit kercenojne me bojkot (VIDEO)

Londer 2012, Peshengritesit kercenojne me bojkot (VIDEO)

312
0

Caktimi i trajnerëve te tjerë për skuadrën e peshëngritjes ne olimpiadën e Londrës dhe jo i teknikeve, qe i kane stërvitur gjate gjithë vitit, ka sjelle edhe reagimin ekstrem te sportisteve Daniel Godelli, Endri Karina, Briken Calja dhe Hysen Pulaku.

Peshëngritësit mendojnë se kjo kërkese është me minimalja qe Komiteti Olimpik Shqiptar mund te realizoje ne morine e problemeve, qe ata kane duke filluar qe nga kushtet e stërvitjes apo koha e grumbullimit, qe ende nuk ka nisur, kur ne vendet e tjera, ajo është katër vjet nga një olimpiade ne tjetrën. Ndërkohe trajnerët gjykojnë, se ky është një tjetër stres për sportistet ne prag te Lojërave Olimpike dhe ky vendim nuk u shërben atyre.


Kaos tek ekipi olimpik – Vizion Plus – News -… di VizionPlusAlbania

KOKSH i zvarrit qëllimisht me justifikime te tipit kohe e pamjaftueshme pavarësisht kërkesave te tyre vazhdueshme apo mungesës se fondeve, ne një kohe kur federata e peshëngritjes del garant.

Dita e premte është dhe koha e nënshkrimit te kontratave mes Komitetit Olimpik Shqiptar dhe 11 sportisteve pjesëmarrës ne Lojërat Olimpike, dhe mungesa e mundshme e peshëngritësve, ne këtë procedure, do te ishte dhe zyrtarizimi i bojkotit, thëne ndryshe skandali me i madh ne sportin shqiptar.