Macja përshkon 1300 km për një muaj

Një mace e zakonshme e quajtur Timothy ka habitur pronarët e saj në Australi pasi ajo është gjendur 1300 km larg shtëpisë.

Macja u largua rreth një muaj më parë nga shtëpia në Brisbane por tashmë gjendet në Townsville, ku u dorëzua në shoqatën e mbrojtjes së kafshëve.

Shiriti që ajo kishte në qafë ndihmoi punonjësit e shoqatës të gjenin pronarët e felinit, të cilët i kishin humbur shpresat për të gjetur kafshën e tyre të preferuar.

Comments are closed.