Home Aktualitet Masaker ne nje shkolle fillore ne Amerike – 29 te vdekur (Video)

Masaker ne nje shkolle fillore ne Amerike – 29 te vdekur (Video)

304
0

Handout photo of state police personnel leading children from the Sandy Hook elementary school in NewtownTë paktën 29 persona mbetën të vdekur, 22 prej te cileve femije te moshave 6-10 vjeç, pasi të paktën një person i armatosur hapi zjarr me breshëri në një shkollë fillorë në shtetin e Konektikatit.

Sipas mediave amerikane, është konfirmuar edhe vdekja e disa mësuesve e drejtoreshes se shkolles, në “Sandy Hook Elementary School”, në Njutaun.

“Associated Press” lajmëroi se njëri prej agresorëve mbeti i vrare ne vendgjarje, por nuk eshte ende e qarte nese ai kreu vetvrasje apo u vra nga forcat policore.

Masakra e fundit ne Amerike – Qellon ne nje shkolle fillore dhe le te vdekur te pakten 29 persona nder te cilet 22 femije.

Raportimet kontradiktore të mediave bëjnë të paqartë nëse sulmi u realizua prej një apo dy personash të armatosur, ndersa sipas disa mediave, nje agresor i dyte u arrestua prej forcave te rendit.

Burime te pakonfirmuara thone se ekzekutori i vdekur, rreth te 20-tave, ishte prind i njerit prej femijeve te shkolles.

Shkollat në të gjithë rajonin u mbyllën me urdhër të autoriteteve, nga frika e një sulmi të koordinuar ndaj shkollave fillore.

Përveç të vdekurve, janë regjistruar edhe një numër i paqartë personash të plagosur, tre prej të cilëve raportohet në gjendje kritike nga “CNN”.

Sipas një dëshmitari të ndodhur pranë shkollës, të shtënat u dukën se erdhën nga korridori, ndërsa të paktën 100 plumba u qëlluan.

Burime të tjera thonë se të shtënat ndodhën brenda një klase.

Ndërkohë, guvernatori i shtetit, Danell Malloy, ka vendosur te takoje personalisht familjet e viktimave. Autoritetet amerikane nuk konfirmojne bilancin e vertete te tragjedise, deri ne momentin kur te gjitha familjet e perfshira do te jene lajmeruar per tragjedine.

Burime zyrtare konfirmuan se sulmi u krye me nje arme te kalibrit 223 milimetra. Gjithashtu, ne vendngjarje eshte gjetur edhe nje pistolete.

Ndonese incidentet e armatosura ne shkollat amerikane kane bere buje edhe me pare, kjo masaker eshte e krahasueshme me me te renden te ndodhur ndonjehere, ne nje universitet ne Virxhinia, ku 32 studente u ekzekutuan nga nje tjeter student, i cili ne fund te masakres vrau veten.

Ne dy ngjarje te tjera te ngjashme per nga natyra gjate 2012-s, nje agresor vrau 12 persona gjate premieres se filmit te “Batman”-it ne muajin korrik, ndersa ne gusht, gjashte persona u ekzekutuan ne nje tempull indian ne Uiskonsin.