Home Aktualitet Mediat e huaja për demostraten: Situatë e rrezikshme…

Mediat e huaja për demostraten: Situatë e rrezikshme…

381
0


Bota
Mediat e huaja për protestën: Situatë e tensionuar dhe e rrezikshme
Pasqyrohet dhuna si pasojë e protestave gjatë ditës së sotme në Tiranë
21 janar 2011 17:24
Foto ilustruese
Protestat e dhunshme në Tiranë gjatë ditës së sotme janë pasqyruar dhe nga mediat ndërkombëtare.

E përditshmja amerikane “The Uashington Post”, tregon manifestimin e popullit shqiptar të udhëhequr nga opozita.

Më shumë se 20 mijë persona kanë protestuar dhunshëm përballë Kryeministrisë duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Forcat policore u janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë, dhunës së demonstruesve, të cilët kanëë plagosur një oficer policie.

Gazeta shkruan se ende nuk janë njoftuar arrestime.

Partia Socialiste e Shqipërisë, vijon në artikullin e tij “The Uashington Post” ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme pasi zv/ kryeministri i vendit dha dorëheqjen pas akuzave për përfshirje në korrupsion.

Kurse agjencia e lajmeve Reuters citon se mbështetës të Partisë Socialiste janë ndeshur me forcat policore gjatë manifestimit në rrugët e kryeqytetit shqiptar.

Ngjarja është zhvilluar përpara Kryeministrisë.

Po ashtu, mediat italiane kanë pasqyruar situatën në Tiranë.

“La Reppublica” e ka cilësuar gjendjen në kryeqytetin shqiptar si mjaft të tensionuar.

Kurse e përditshmja italiane ANSA ka shkruar për kaosin në rrugët e Tiranës duke e përshkruar situatën të dhunshme dhe të rrezikshme.

Dy agjentë të policisë janë plagosur ndërkohë që dhe disa prej protestuesve janë lënduar njëri prej tyre, sipas dëshmitarëve okularë kjo është mbuluar me gjak.

1 COMMENT