Cilat jane makinat me te kerkuara ne tregun shqiptar? Renditja sipas preferencave dhe numrit te makinave ne perdorim ne Shqiperi.
Mercedes, Wolkswagen,Ford, Opel,etj..
Ndonëse cilësia e rrugëve është përmirësuar dhe rritja e çmimit të karburanteve i ka bërë shqiptarët që të drejtohen drejt makinave eficiente, dashuria e tyre e vjetër për markën gjermane Mercedes Benz nuk është zbehur. Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, të përpunuara nga Automobile Club Albania (ACA) tregojnë se për vitin 2012, Mercedes Benz kryesonte në regjistrimet e targave të reja të automjeteve të përdorura. Nga rreth 45 mijë mjete të përdorura që janë regjistruar gjithsej, rreth 9700, apo 21.5% i përkasin markës Mercedes Benz.
Makina e dytë më e preferuar për vitin 2012, gjithnjë në kategorinë e automjeteve të përdorura është sërish gjermane, konkretisht tipi Volkswagen, me rreth 7600 mjete.
I treti në listë renditet Ford, me rreth 6100 mjete të përdorura të këtij tipi, të targuara për herë të parë në 2012. Më pas renditen Opel, Fiat dhe Renault.
Markat më luksoze, Audi dhe BMW renditen në vendin e 10 dhe të 11, me përkatësisht rreth 2000 dhe 1500 mjete të përdorura, të targuara për herë të parë.
Preferenca për makinat japoneze vazhdon të jetë e ulët, pasi janë targuar më pak se 1000 mjete për secilën nga markat Toyota dhe Nissan.