Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në konkluzionin se ish- zv/kryeministri, Ilir Meta ka kryer veprën penale të korrupsionit aktiv. Ndërsa ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, atë të korrupsionit pasiv. Për këtë arsye organi i akuzës i ka kërkuar dy ditë më parë Kuvendit, t’i japë autorizimin për të ndjekur penalisht të dy deputetët, ceshtje kjo qe pritet te diskutohet ne seancen e se henes.Gazeta Shqiptare” arriti dje të sigurojë dosjet e sigluara “sekret” që Prokuroria e Përgjithshme ka depozituar në Parlament duke i botuar ato sot të plota. Ne dokumenta prokuroria kërkon heqjen e imunitetit për Metën, por interesant është fakti se arsyeja pse e njëjta kërkesë bëhet edhe për Dritan Priftin.
Në faqet faksimile te dokumentit të Prokurorisë që publikohen sot në Gazeta Shqiptare me detaje zbardhet kerkesa per heqjen e imunitetit për deputetët Meta e Prifti, dokumenta ku eksperti amerikan Glenn Bard me detaje tregon si gjeti videon 2, dokumente të Prokurorisë ku zbardhet biseda e Priftit me zv/ministrin e METE-s, Leonard Beqiri, në një faksimile tjetër eksperti ameriakan tregon se si janë ruajtur materialet dhe ‘Prifti-Meta Avi’ dhe koha e realizimit te tyre .