Dy prej kompanive me te mëdha, “Microsoft” ne fushën e kompjuterëve dhe “Nokia” ne atë te telefonisë celulare, e kane mbyllura me humbje bilancin e tre muajve te fundit, duke renduar edhe me tej situatën ne këtë kohe krize ekonomike. Gjiganti “Microsoft” ka humbur 492 milion dollarë për shkak te politikave te gabuara te marketingut. Sipas eksperteve, investimi i miliona dollarëve ne reklamat online nuk i ka kthyer sipas parashikimeve te ardhurat, duke shkaktuar një dem te tille financiar. Kjo është humbja e pare kaq e madhe për “Microsoft” qe nga vitin 1986. Prodhuesi norvegjez i telefonisë celulare “Nokia” beri te ditur se ka shënuar humbje prej 1.41 miliardë eurosh ne tre muajt e fundit për shkak te konkurrencës nga “Samsung” dhe “Apple”. Mësohet se shitjet e kompanisë kane rene 19 për qind, ndërsa ato te smartphone-ve me 34 për qind. Drejtori ekzekutiv i “Nokia-s”, Stefen Elop, tha se kompania po përballet me sfida me te mëdha se sa ishte parashikuar. Kompania, e cila ne 2008-ën udhëhiqte ne tregun botëror te telefonisë celulare me 40 për qind, nisi te haste probleme nga konkurrenca e “Microsoft” ne këtë fushe.