Një fenomen tipik shqiptar, përsa i përket përmasave të përhapjes në mbarë territorin e vendit. Dikur këtë “zanat” e ushtronin kryesisht romët, ndërsa tani që të gjithë ata që rropaten për të siguruar një çap bukë për familjet e tyre. Këtë radhë nuk po ndalemi, si gjithmonë, të trajtojmë thjesht një produkt dhe vlerat e tij ushqimore, por dukurinë e misërpjekjes nëpë rrugë, e cila dëshmon para syve tanë një plagë të madhe të shoqërisë: varfërinë, që s’ka dallim race, feje dhe krahine, por është shtruar këmbëkryq trotuareve. Kjo gjë na trishton shumë, sidoqoftë, le të shpresojmë për më mirë.