Ky do te jete momunemtni i 100 vjetorit te pavaresise te cilin e ka vendosur juria dhe vetë qytetarët që kanë votuar online.Ai është një monument me një konceptim modern dhe është përgatitur nga kosovari Visar Obrija dhe gjermani Kai Roman Kiklas.
“Projekti i propozuar nga bashkëpunimi mes dy arkitektëve nga Mynihu frymëzohet nga banesa tradicionale shqiptare. Ajo është e lartë, e gjatë dhe e gjerë prej tetë metrash dhe njerëzit mund të kalojnë lirisht përmes hapjes së saj. Në faqet e brendshme anësore të monumentit do të ketë elementë të vizatuar me lazër si Deklarata e Pavarësisë, simboli kombëtar i shqiponjës dhe figura njerëzore. Hapja e banesës simbolizon çlirimin e kombit shqiptar dhe kapërcimin nga izolimi drejt lirisë dhe pamjen nga e ardhmja,”- citohet në përshkrimin e punimit.
Sipas munistrit të Kulturës Aldo Bumci ky do të jetë monumenti i 100 vjetorit të Pavarësisë, jo monumenti i Pavarësisë. Tashmë ngelet për tu zgjidhur gjentja e vendit në të cilin do ndërtohet ky monument. Ai është prjektuar për tu vendosur në një ambient urban jo shumë të madh.