Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, për herë parë, me rastin e Natës së Kadrit, me dt. 14 gusht 2012, organizon Programin Solemn “Nata e Kadrit më e vlefshme se 1.000 muaj”, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (para ish-Hotel Dajtit).
Në këtë natë plot surpriza, programi do të fillojë në orën 21.30 me faljen e Jacisë dhe më pas me faljen e Namazit të Teravisë. I ftuar special i kësaj nate është Imam Ahmed Naina nga Egjipti, një nga lexuesit më të mirë në botë të Kur’ani Kerimit.
Me këtë rast janë të ftuar të marrin pjesë mbarë besimtarët e rrethit të Tiranës, në këtë tubim madheshtor me namaz, dua dhe Kur’an.