Pas një viti në koma, ndahet nga kjo jete në moshën 66- vjeçare, ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Mehdin Zhega.
Ish tekniku kuqezi ndodhej prej kohësh në gjendje kritike për jetën, si pasojë e goditjes nga një ishemi celebrale, gjatë kohës që gjendej në Kanada, tek të afërm të tij.
Ish-futbollisti i njohur i Vllaznisë, Dinamos dhe ekipit kombëtarë ka pësuar një aksident të rëndë në kohën që ndodhej në Kanada. Aksidenti ka rezultuar shumë i rëndë, pasi ekzaminimet kanë konfirmuar një dëmtim të rëndë të shtyllës kurrizore dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua shumë.
Zhega po kurohej prej disa kohësh në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës, ku mjekët kanë ndjekur me intensitet situatën. Pak kohë më parë ka qenë kreu i shtetit, bamir Topi i cili ishte inetresuar personalisht nga afër për gjendjen dhe shëndetin e ish-futbollistit dhe trajnerit të Kombëtares shqiptare, ndërsa dhe Federata Shqiptare e Futbollit kishte ofruar ndihmën e saj.