Në Meksikë këto ditë u thye rekordi për sanduiçin më të gjatë të bërë ndonjëherë në Amerikën Latine. Sanduiçi arrin një gjatësi prej 48 metrash dhe ndryshe quhet “Torta”.
Ky ishte viti i 7 me radhë sa i përket përpjekjes së meksikanëve për të thyer rekordin. Evenimenti i organizuar në sheshin Venustiano Carranza të Meksiko Sitit, tërhoqi qindra qytetarë kureshtar për të provuar pjesë nga sanduiçi gjigant.
Është ushqimi më i plotë dhe më i disponueshëm për të gjithë qytetarët. Produkti përbëhet nga përzierja e karbohidrateve të cilat i përfshin buka dhe që jep energjinë e nevojshme. Është si një mjet që ju shtyn juve për të nisur aktivitetet ditore”, tha Olga Espinosa, organizatore
Ky specialitet që njihet si tradicional përbëhet nga mijëra copa buke, sallatë, qepë, domate dhe 60 mëlmesa dhe përmbajtje të tjera, duke përfshirë këtu edhe majonezë, hudhër dhe sos pikant. Por karakteristike është se çdo pjesë e “super tortës” ka shijë të ndryshe që ka për qëllim të përfaqësojë kombinimin e ushqimeve lokale të krijuara ndër vite.
Sipas organizatorëve më shumë se 350 mijë njerëz pritet të vizitojnë këtë eveniment. Kurse rreth 20 mijë e 500 biznese që shesin torta në shtetit.