Panelet diellore ne Shqiperi do të instalohen me detyrim në çdo ndërtesë, qofshin këto shtëpi private, biznese apo godina zyrtare.
Ministria e Ekonomisë po harton një ligj të ri që ka të bëjë pikërisht me instalimin e paneleve diellore si fillim në institucionet dhe ndërtesat zyrtare dhe më pas në godina biznesi dhe në apartamente. Lajmi është bërë i ditur dje nga përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë gjatë ceremonisë së inaugurimit të paneleve diellore në Shtëpinë e Foshnjës në Sauk.
Projektligji i ri që është hartuar me ndihmën e ekspertëve të huaj, parashikon që hotelet, restorantet dhe ndërtesat e shërbimeve të tjera do të kenë si detyrim që të nisin instalimin në vitin 2014, shtëpitë private individuale në vitin 2015 dhe në vitin 2016, nis detyrimi për ndërtesat shumëkatëshe me apartamente banimi. Edhe pse janë disi të kushtueshme, panelet diellore kanë nisur të përdoren ndjeshëm nga familjet shqiptare, sidomos në zonat bregdetare, por pa përjashtuar këtu edhe shtëpi në fshatra. Qytetarët e kanë kuptuar se ky lloj investimi kursen energji dhe shmang rreziqe. Megjithatë jo të gjitha familjet shqiptare do të kenë mundësi të përballojnë koston e një instalimi të detyrueshëm të paneleve në fjalë. Efektet e krizës ekonomike dhe të ardhurat e pakta në buxhetin e familjeve shqiptare duket se do ndihen edhe më shumë me miratimin e këtij ligji. Sipas të dhënave nga tregtarët e paneleve diellore, kostoja e një paneli mesatar me sipërfaqe kolektori 3 metër katror dhe prodhim 200 litra/ditë ujë, me temperaturë 50-60 gradë kushton deri në 110,000 lekë.
Studimet
Referuar studimeve, Shqipëria rreth 10-13% të totalit të burimeve primare të energjisë, përfshi edhe importin, sigurohet nga biomasa, veçanërisht nga drutë e zjarrit. Përfaqësues të PNUD që po e mbështesin këtë projekt në Shqipëri thonë se aktualisht vendi ynë mbështetet kryesisht në energjinë hidrike, gjë që na bën të varur nga ndryshimet klimatike, siç është vënë re gjatë periudhës së thatësirës, gjë që më pas ka zvogëluar ndjeshëm furnizimin me energji elektrike. Përballë kësaj situate energjia e rinovueshme mund të jetë zgjidhje për uljen e kësaj varësie, por edhe për sigurinë makroekonomike dhe politike të vendit, duke ulur deficitin e buxhetit të shtetit. Analiza e kryer për Shqipërinë dhe e reflektuar në Planin Kombëtar për Energjinë e Rinovueshme tregon se objektivi final është që të zërë rreth 38 % të konsumit final, nga ku 12% për sistemet e ngrohjeve dhe ftohjeve, 23 % nga burimet e rinovueshme për energjinë elektrike dhe 3% që do të konsumohet në transport. Në projektligjin e ri për Burimet e Energjisë së Rinovueshme është futur një kapitull i ri për nxitjen e sistemeve termike diellore për ujë të ngrohtë. Ky kapitull përcakton një numër masash; ku përfshihen instalimi i detyrueshëm i sistemeve SËH në ndërtesa dhe përfshirja e një detyrimi të tillë në certifikimin e performancës energjitike të ndërtesave; si dhe përjashtimi nga detyrimet doganore dhe TVSH-ja i sistemeve SËH të importuara ose të montuara në vend.
Shtëpia e foshnjës, instalohen panele diellore
Programi i Kombeve të Bashkua për Zhvillim, PNUD ka mundësuar së fundmi instalimin e paneleve diellore në Shtëpinë e Foshnjës në Sauk. Ceremonia e inaugurimit është kryer dje, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të PNUD në Shqipëri, të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Punës, Shërbimit Social Shtetëror si dhe stafi i Shtëpisë së Foshnjës. Falë këtij financimi, gati 70 përqind e ngrohjes në godinën ku rrinë fëmijët do të realizohet me anë të energjisë diellore, ndërsa paratë e kursyera do të përdoren për 40 vogëlushët që aktualisht po trajtohen në këtë qendër. Tashmë vëmendja ndaj këtyre fëmijëve të braktisur po rritet gjithnjë e më shumë. Numri i birësimeve është rritur dhe prindërit shqiptar janë zhveshur nga paragjykimet e birësimit të një fëmije jetim. Madje më shumë jetimë po birësohen nga familje shqiptare që kanë edhe fëmijë të tjerë. Sipas Rudina Hoxhës, drejtoreshë e Shtëpisë së Fëmijëve, kjo tendencë është në rritje. Ndërsa për fëmijët romë më shumë interes kanë pasur të huajt, pasi ata kanë më pak paragjykime raciale. “Në birësimin vendas është një gjë që është vënë re në këtë periudhë dhe është për tu vlerësuar që kemi pasur me raste konkrete tre familje që kanë pasur fëmijë biologjikë dhe kanë ardhur e kanë birësuar një fëmijë këtu. Një fëmijë i cili birësohet jashtë territorit të Shqipërisë është fëmijë që mund të jetë me probleme të ndryshme shëndetësore, ose fëmijë me ngjyrë që i përkasin komunitetit rom apo egjiptian”, thotë Rudina Hoxha, drejtoreshë e shtëpisë së fëmijës nga 0-5 vjeç. Vitin që shkoi rreth 30 foshnja u braktisën që në maternitet dhe 17 të tjerë nga prindër që nuk kishin mundësi ekonomike.
Shume gje e mire kjo me panelet diellore –Ne Gjermani ka shume familje qe kane instaluar panele diellore dhe e kane kthyer biles ne biznes
—Sepse shume familje kane krijaur sera me panele diellore ne tokat e tyre ne fshat
dhe energjine e prodhuar ua merr shteti dhe i paguan ne fund te vitit mbi bazen e energjise qe shteti ju ka blere privateve –
__Pra ne kete menyre ne mund te risim punesimin ne fshat dhe te ritet mireqenia atje duke bere biznes me shitjen e energjise se prodhuar nga panelet diellore _-Kete energji e mer shteti dhe e perdor ne vende te tjera
—Edhe neper pallate kane instaluar panele diellore dhe energjia q eju tepron ua blen shteti …..Ne Gjermani 2% e prodhimit te energjise eshte nga panelet diellore
Ne Shqiperi panelet diellore mund te prodhojne me shume energji per ngrohje uji se cdo vend tjeter, per arsye se ne kemi dite me diell gjithe vitin , ndersa ne Gjermani kane shume pake dite me diell krahasuar me ne —
Kinezet i prodhojne panelet me kosto shume te ulet , -Edhe CNN dha nje emsion te tille ne lidhje me panelet diellore ne Gjermani
Eshte gjynaf ne Shqiperi qe familjet mos te perdorin panelet diellore, sepse do kursejne shume
nga harxhimi i energjise per ngrohje ..dhe ne te njejtjen kohe mund ta kthejne edhe ne biznes
duke ja shitur kete enrgji shtetit —
———Per kete shteti jone duhet te kerkoje ndihme nga eksperienca gjermane ne kete fushe …
dhe mendoj se ndihma nuk do na mungoje
Shfrytezimi i paneleve diellore eshte shume fitim prures ne Shqiperi per vete familjet shqiptare …..porse sic thashe dueht regulluar maredhenia -e shitjes se kesaj energjie ne shtet kur te tepron sic e bejne familjet gjermane me shtetin e tyre ———-
Cdo gje qe bejme ne e kane bere te tjeret me pare se ne __Ne na dueht vetem te kopjojme , kaq
Ne Shqiperi, ku mesatarisht cdo vit numurohen deri ne 300 dite me diell, eshte me leverdi te madhe ekonomike perdorimi i paneleve diellore per ngrohjen e ujit, ku perfitimi mesatar i cdo familje do te jete deri ne 50-60% e vleres se fatures se energjise elektrike, pasi familjet tona konsumin me te madh te energjise elektrike e kane per ngrohjen e ujit. Me nje llogari te thjeshte, eshte vertetuar se per 3-4 vjet nga ky kursim del edhe vlera e blerjes se panelit, afersisht 110000 leke, ndersa kohezgjatja e perdorimit te tij eshte 15-20 vjet. Shume te perhapura kohet e sotme jane panelet diellore me tuba vakumi, te cilat akumulojne nje sasi me te madhe energjie diellore nga panelet e sheshta me pasqyre xhami. Periudhen me pak eficente e kane nga fundi i muajit nentor deri nga mesi i shkurtit, pra rreth 3 muaj gjate te cilave koha e ekspozimit ndaj diellit eshte me e shkurter dhe per shkak te diteve me shi,rreth 60-70% te energjise e sigurojne nga rezistenca elektrike e cila ne panelet me tuba vakumi eshte rreth 1.5 kw, ndersa ne muajet e tjere temperatura, ne varesi te diellit, qendron ne nivelin 70 deri ne 95 grade celsius. Kane nje leverdi te jashtezakoneshme ekonomike, sidomos per familjaret, qendrat studentore, kopshtet e cerdhet, spitalet, hotele e motele.
Comments are closed.