Home Aktualitet Ngjela: Berisha, në krizë mendore. Ka 4 ditë kohë për të dhënë...

Ngjela: Berisha, në krizë mendore. Ka 4 ditë kohë për të dhënë dorëheqjen

247
0

TIRANË- Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, në një reagim për mediat, një ditë pas seancës së tensionit në Kuvend ka deklaruar se kreu i qeverisë ka kaluar në krizë mendore.

Sipas Ngjelës, kryeministri Sali Berisha ka edhe 4 ditë kohë për të reflektuar e për të dhënë dorëheqjen, duke i hapur rrugë vendit dhe popullit të zgjedhë qeverinë që do ta qeverisë.

Ai ka bërë apel për pjesëmarrje në demonstratën popullore kundër qeverisë, duke theksuar se data 21 janar do të jetë dita kur populli shqiptar do të rifitojë dinjitetin e tij.

Ngjela ka kundërshtuar si të gënjeshtërta dhe mashtrim gjithë shifrat e arritjeve që publikon Berisha, duke pohuar se as për turizmin shifrat e dhëna nga Berisha për vizitorët nuk janë të vërteta