Home Aktualitet Nishani pret Rexhepin: Mbështetje për Kosovën

Nishani pret Rexhepin: Mbështetje për Kosovën

290
0

Ndërhyrja e policisë së Kosovës në veri të vendit i dha një mesazh popullit të Kosovës që ligji qëndron mbi gjithçka dhe ne ndihemi mirë që një shtet i ri po konsolidon insitucionet e tij ligjzbatuese. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Bujar Nishani gjatë një takimi që pati me homologun e tij kosovar, Bajram Rexhepi.

Dy ministrat theksuan se forcimi i rendit, sigurisë dhe lufta ndaj krimit si në Shqipëri dhe në Kosovë është një kontribut i drejtpërdrejtë edhe për sigurinë në rajon e më gjerë.

Në takim u nënvizua gjithashtu fakti se gjatë implementimit të marrëveshjes së kontrollit të përbashkët në kufi, vetëm në periudhën korrik-gusht 2011 është bërë i mundur identifikimi dhe ndalimi i 19 personave të kërkuar nga INTERPOL dhe nga autoritetet e të dy vendeve.

Ministri Nishani shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Brendshme për të mbështetur autoritetet e Kosovës me asistencë  në punën e tyre për përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.

Panorama ONLINE