
Një prej pyetjeve me te shpeshta per një student shqiptar që do të kthehet ne vendlindje pasi të ketë përfunduar studimet në Itali, ështe si mund te njihet diploma italiane në Shqipëri.
Praktikat per njohjen e diplomes janë shumë të thjeshta, ju mjafton te vizitoni sitin e MASH ( www.mash.gov.al ) dhe duke hyre në linkun “njesimi i diplomave“. Aty ndodhen të gjitha informacionet e duhura.
Procedura e përshkruar në pak fjalë është:
– një formular që duhet plotësuar dhe paguar për llogari të Ministrisë të Arsimit dhe Shkencave;
– nevojitet një “piano degli studi“ (lista e provimeve) me listën e notave e vulosur nga Universiteti përkatës dhe nga Prefektura e qytetit në të cilin studenti ka kryer studimet dhe
– një kopje e noterizuar e diplomës.
Të gjitha këto duhet të dërgohen me postë në adresën e MASH (ZMP).
Pastaj duhet pritur përgjigja nga ministria, kjo e fundit është periudha më e gjatë e pritjes.
Udhëzimi i ri per njesimin e diplomave prill 2012 i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave te Shqipërisë i ligjit 9741, 2007.
http://www.mash.gov.al/File/Njohje_Diploma/udhezim_nr_6_dt_06.04.2012.pdf