Personat analfabetë qe nuk dinë as shkrim dhe as këndim zënë 2.8% të popullësisë se Shqiperise.
Referuar të dhënave të censusit 67 539 vetë janë analfabetë dhe shqetësimi është fakti që janë 1723 fëmijët e moshës 10 deri në 14 vjeç të cilët nuk dinë të shkruajnë e lexojnë.
Statsitikat janë të larta edhe për personat të cilët nuk ka ndjekur asnjëherë shkollën duke arritur në nivelin e 63.475 ku 1692 janë të grupmoshës 10 deri në 14 vjeç. Analfabetizmi më i madh është tek fëmijët e komuniteti romë, atij egjiptian por dhe në zonat e thella malore ku shkolla janë kilometra të tëra larg shtëpisë.
Ka një program për të luftuar braktisjen e shkollave. Sipas tij në 2013 për romët, të varfërit dhe në anën tjetër për fëmijët që e kanë shkollën larg shtëpisë do të ndihmohen me libra dhe transport falas.
Analfabetizmi është më i theksuar tek personat 75 vjeç që sipas statistikave janë 11.223 vetë. Ky problem është më i dukshëm në qarkun e Lezhës dhe Elbasanit ndërsa politikat arsimore kundër analafbetizimit kanë qënë më të forta në Tiranë, Durrës dhe Kukës. (INA)