Home Aktualitet Olimpiada e Fizikes ne Amerike, Shqiptaret medalje bronxi.

Olimpiada e Fizikes ne Amerike, Shqiptaret medalje bronxi.

388
0

Dy gjimnazistë shqiptarë zunë vendin e tretë midis pjesëmarrësve nga 68 vende të ndryshme të botës në konkursinI-SWEEP të zhvilluar në Teksas të SHBA-ve.

Bëhet fjalë për gjimnazistët e Medresesë së Tiranës, Robert Vinjolli dhe Aurel Jolla, të cilët u vlerësuan me medalje bronxi në Fizikë.

Ata konkurruan në fushën e inxhinierisë. Ndërsa, dy gjimnazistë të tjerë, përkatësisht Andi Alla dhe Dorian Beu konkurruan në fushën e mjedisit, ku morën certifikatë vlerësimi. Për një javë rresht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zhvillua konventa Gorge R. Brown, ku u paraqitën rreth 500 projekte të teknologjisë së lartë nga 68 vende të ndryshme të botës dhe 44 shtete të Amerikës.

Rreth 1100 shkencëtarë të moshave të reja bashkë me supervizorët e tyre u mblodhën në Houston për të marrë pjesë në këtë eveniment. Studentët finalistë u përzgjodhën si fitues të projektit I- Sweeep duke u nderuar me medalje në rang lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. /Start/peqini.com