Një ulërimë supernjerëzore që ka tronditur të gjithë tifozët në olimpiadë në garën e ngritjes së peshave.
Bëhet fjalë për peshën trupore 77 kilogramë ku koreano-jugori Jae-Hyouk ka thyer krahun në kohën kur ka tentuar të ngrerë shtangën.
Atleti katër vite më parë ka fituar medaljen e artë në Pekin duke ngritur 162 kilogramë.
Ai është ndihmuar menjëherë dhe është shoqëruar nga mjekët.