Pamje filmike te rralla nga Shqiperia vijne nga arkivat franceze te realizuara ne vitin 1913
Këto imazhe qe shihni janë Shqipëria dhe shqiptaret e vitit 1913. Ato janë xhiruar nga August Leon, i cili bashke me gjeografin francez Zhan Brunhes erdhën ne vendin qe nuk kishte mbushur as nje vit nga pavaresia e ndodhej ne nje situate politike delikate. Dy francezet, punën e te cilëve e shohim sot, gati 100 vite me pas, u sollën ne fakt ne Shqipëri nga filantropi Albert Kahn. Pikerisht fondit dhe arkivit te tij, i përkasin këto xhirime dhe fotografi, te paret me ngjyra te bëra ndonjëherë për Shqipërinë. Fotografitë bashke me tre xhirimet e shkurtra te francezeve, pas Tiranes do te shfaqen edhe ne 11 qytete te tjera te vendit si pjese e një aktiviteti qe Ambasada Franceze ne Tirane, organizuar ne kuadër te 100 vjetorit te pavarësisë